Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Në çdo pjesë të përditshmërisë dhe jetës tonë kemi vendosur përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe sistemet e informacionit në përgjithësi. Jeta e jonë është e plotësuar me Internetin e gjërave (IoT), ku shtëpitë tona tani janë shtëpi të mençura.

Mundësitë për të thjeshtësuar dhe lehtësuar punën tonë janë shumë të mëdha dhe tani në këtë realitet që jetojmë, kemi mundësi të përfundojmë detyrat tona edhe pa prezencën fizike, nga distanca.

Puna nga distanca ka shumë përparësi sa i përket anës ekonomike sikurse të punonjësit ashtu edhe të punëdhënësit që mund të kursejmë në hapësirë (qira, objekt, udhëtim), më tepër liri të veprimit duke rritur produktivitetin larg nga shpërqendrimet e zyrës, bashkëpunimin në lokacione të ndryshme. Si dhe, sigurimin e shëndetit në rast pandemie sikurse tani që kemi pandeminë COVID19.

Gjithë kjo përparësi që na ofron teknologjia për lehtësimin e përditshmërisë tonë përmes internetit na ekspozon në botën e jashtme dhe na cenon privatësinë dhe sigurinë tonë. Pa marr parasysh që jemi në shtëpitë tona të rrethuar me mure të forta dhe kemi porta me kyçe të sigurisë së lartë jemi përsëri të rrezikuar nga vetëm një port komunikimi aq i vogël sa është porti i internetit, mirëpo që na ekspozon në gjithë globin. Prandaj siguria ndaj sulmeve kibernetike çdo ditë e më shumë është duke u bërë më sfiduese për t’u menaxhuar.

Duke qenë kaq me rëndësi ne do të trajtojmë këtë temë me shumë kujdes duke shpjeguar në detaje dhe analizuar edhe raste studimi për të marr shembull dhe nxjerrë konkluzione mbi sigurinë kibernetike gjatë punës nga distanca.

Ideja për këtë temë vjen si rrjedhojë e aktualitetit që kemi në shumicën e bizneseve, institucioneve dhe veprimtarive në të cilat është duke u zbatuar puna nga distanca. Si pasojë e përballjes me pandeminë COVID19, duke ngritur nevojën më të theksuar për siguri kibernetike përgjatë punës nga distanca.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2629

Share

COinS