TESTIMI I SIGURISË SË WEB APLIKACIONIT “SLACK” BAZUAR NË STANDARDIN OWASP

Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Gazmend Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Ueb aplikacionet janë duke u përdorur çdo ditë e më shumë dhe modernizimi, shfrytëzimi i shpeshtë i tyre si rrjedhojë ka shkaktuar rritjen e vëmendjes së personave keqbërës të cilët tentojnë në mënyra të ndryshme të ndërhyjnë në këto ueb aplikacione apo interferojnë në funksionimin adekuat të tij dhe pastaj të shkaktojnë dëme të riparueshme. .

Shpejtimi i proceseve ndërtuese të ueb aplikacioneve dhe përdorimi i teknologjive të gatshme, shkakton gabime më të shpeshta gjatë ndërtimit të ueb aplikacioneve, e të cilat individët e caktuar edhe mos qofshin profesional, të kenë mundësi ti gjejnë ato e të arrijnë deri në nivele të ndryshme të keqbërjes ndaj përdoruesve, si humbje të integritetit, konfidencialitetit dhe qasshmërisë.

Cdo ditë e më shumë shtohen llojet e dobësive apo të ashtuquajtura vulnerabilities[1], si pasojë e mos kujdesit të zhvilluesve të aplikacioneve të cilët ndoshta nuk e kanë punë dhe profesion çështjen e sigurisë. Prandaj duhet pasur kujdes dhe duhet shtuar metoda testuese të sigurisë gjatë ndërtimit dhe pas përfundimit të ueb aplikacioneve të cilat duhet të bazohen në standarde të njohura të publikuara nga institute serioze ndërkombëtare të sigurisë dhe punime shkencore të publikuara nga profesionistë të fushës kibernetike.

Sfida me të cilën ballafaqohemi kohëve të fundit është si ta kemi një aplikacion të sigurtë që ta përdorim, prandaj do bëhet analizimi dhe testimi i një rasti studimi duke iu referuar standardeve OWASP dhe institutit SANS, për shumicën e llojeve të dobësive për të cilat hakerët janë të etur dhe analizimi i asaj se si duhet të arrihet një raport përfundimtar me dobësitë e mundshme të cilat duhet të rregullohen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2898

This document is currently not available here.

Share

COinS