Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Ramiz Hoxha
Language
Albanian
Abstract
Testimi është njëra nga fazat e ciklit të zhvillimit të një softueri. Se sa ai softuer është i besueshëm dhe konsistent ndaj përdoruesit, vlerësohet me anë të shumë testeve qofshin ato automatike apo manuale nga një tester i kualifikuar. Shpeshherë eksperienca e dobët e testerit, shkakton probleme dhe vonesa në lëshim (release) të aplikacionit dhe kjo ndikon në reputacionin e kompanisë si dhe pakënaqësinë e përdoruesit. Në mënyrë që të evitojmë raste të tilla, aplikacioni duhet testuar. Testimi i një produkti ka shumë benefite, dhe njëra nga më të rëndësishmet është efikasiteti dhe kursimi i buxhetit, sepse nëse gabimet (bugs) gjenden më herët, atëherë do të kushtojë më pak që të përmisohen ato.
Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është siguria. Ka shumë raste të tilla të cilat mos-testimi i produktit ka lejuar hakerët e ndryshëm që t’i çasen sistemit dhe të vjedhin apo shkatërrojnë të dhënat e klientëve. Për këtë arsye, userat po kërkojnë produkte tek të cilat ata mund të besojnë dhe të jenë të lirshëm në aktivitetin e tyre.
Nëse flasim në aspektin e zhvillimit të një softueri, atëherë dallojmë projektet agile, të cilat organizojnë zhvillimin e softuerit me anë të iterimeve, ku në secilin iterim kërkesat rishikohen, zhvillohen dhe testohen. Në fund të secilit iterim, vendoset se pas testimit, a do të shtohet kjo risi (feature) e re në softuer apo jo. Softueri testohet në mënyrë që t’i përshtatet kërkesave, aplikacioni të punojë si duhet, të mos përmbajë gabime serioze. Shpesh testimi i softuerit lidhet me 2 fjalët kyçe: Validimi dhe Verifikimi i softuerit. Procesi i verifikimit është që të sigurohet se softueri i përshtatet të gjitha kërkesave të definuara më parë, kurse procesi i validimit është kontrollimi i asaj që është specifikuar në kërkesa, a është vërtetë ajo çka ka dëshiruar useri.
Në këtë temë do të shtjellojë disa teknologji të testimit më të njohurat dhe që janë në trend. Do të tregohet se si bëhen testimet në Junit, Mockito, Mocha. Testimit do të zhvillohet në Web Aplikacione të zhvilluara me Java dhe Node.js me framework-at (frameworks janë softuer që zhvillohet dhe përdoret nga zhvilluesit për të ndërtuar aplikacionet) e tyre përkatës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2652
Recommended Citation
Bytyçi, Nderim, "TESTIMI I JAVA DHE NODE.JS APLIKACIONEVE" (2021). Theses and Dissertations. 2132.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2132