Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Hana Bejiqi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Hipertensioni i shkaktuar nga shtatëzënia (pregnancy induced hypertension- PIH) ndërlikon 6-10% të shtatëzënive. Përkufizohet si presion sistolik i gjakut > 140 mmHg dhe presion diastolik i gjakut > 90 mmHg. Klasifikohet si i butë (PSGJ 140-149 dhe PDGJ 90-99 mmHg), i moderuar (PSGJ 150-159 dhe PSGJ 100-109 mmHg) dhe i rëndë (PSGJ ≥ 160 dhe PDGJ≥ 110 mmHg). PIH syndroma është një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë amtare dhe fetale. Gratë me PIH syndromë janë të rrezikuara nga rreziku i madh për; abruption të placentës, (shkolitje e parakoheshme e placentes, shkolitja e placentes nga java e 21+), ngjarjeve cerebrovaskulare (insult cerebrovaskular – ICV), aneurizem të eneve të gjakut në tru, dështimit të organeve hematopoetike dhe koagulimit intravaskular të shpërndarë – DIK. Fetuset nga këto shtatëzëni janë në rrezik më të madh të ngadalësimit të rritjes intrauterine IUGR, prematuritetit dhe vdekjes intrauterine.

Ky punim është realizuar me qëllim të zgjerimit të njohurive të infermierëve të ardhshëm në fushën e Gjinekologjisë, respektivisht kujdesit infermieror tek gratë shtatëzëna me çrregullime hipertensive.

Metodologjia: Ky studim është retrospektiv ku janë përfshirë gratë shtatëzëna me çrregullime hipertensive, përkatsisht me preeklampsi, eklmapsi dhe hellp syndromë të shtruara dhe të trajtuara në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike, QKUK Prishtinë, gjatë periudhës kohore 2019-2020. Të dhënat në punim janë marrë nga protokollet e pacientëve të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.

Rezultatet: Në periudhën kohore 2019-2020 nga 162 paciente të prekura me hipertension gjatë shtatëzanisë, 101 paciente kanë qenë vetëm me hipertension, 50 paciente kanë qenë me preeklampsi, 2 paciente kanë qenë me eklampsi dhe 9 paciente me hellp syndromë.

Përfundimi: Përmes këtij punimi kemi arritur të pasqyrojmë dhe vleresojmë rëndësinë e rolit të infermieres në kujdesin ndaj pacienteve me hipertension gjatë shtatëzënisë, të hulumtojmë më shumë rreth komplikimeve dhe rreziqeve nga hipertensioni siq janë; shkaktaret e sëmundjes, shenjat e sëmundjes, diagnostifikimi, parandalimi, kujdesi infermieror te gratë shtatëzëna me hipertension dhe numri i grave që rrezikohen nga kjo sëmundje gjatë shtatëzënisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2750

Included in

Nursing Commons

Share

COinS