Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia e kompresimit të audio dhe video materialeve, për qëllim primar ka që secili përdorues t’i qaset atij materiali që ka nevojë ta shikojë. Pa teknologjinë e kompresimit kjo mundësi do të ishte shumë e kufizuar dhe jo efikase. Përmes kësaj teknologjie përfitojnë përdoruesit dhe kompanitë të cilat ofrojnë shërbimin për shikim të video materialeve. Përfitimi tek përdoruesit nisë, që nga mundësia e ruajtjes së një fotografie të ditëlindjes së parë, e pse jo edhe incizimi i fryrjes së qirinjve në atë ditëlindje. Ndërsa kompanitë shfrytëzojnë këtë teknologji për ruajtjen dhe shpërndarjen e materialeve, tek secili që dëshiron ta shohë atë material.
Tema e marrë në studim është një segment mjaft specifik, mirëpo shumë i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon kjo hallkë në zinxhirin teknologjik i cili është mjaft i gjatë.
Fillimisht qëllimi kryesor i hulumtimit, është kuptimi se si funksionon kompresimi i audio dhe video materialeve. Duke filluar nga teknologjitë e para që janë përdorur për këtë qëllim, e deri tek zhvillimet më të fundit në këtë fushë.
Përmes këtij hulumtimi, janë shpalosur fushat në të cilat përdoret kjo teknologji dhe po ashtu benefitet që arrihen falë zhvillimit të mëtutjeshëm të kompresimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2651
Recommended Citation
Hoti, Milot, "KRAHASIMI I TEKNOLOGJIVE H.264 DHE H.265 NË KOMPRESIMET AUDIO-VIDEO MATERIALEVE" (2021). Theses and Dissertations. 2133.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2133