Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Fidane Spahija Gjikolli

Language

Albanian

Abstract

Shumë njerëz mund të kuptojnë shumë mirë botën e biznesit, mund të kuptojnë pjesën e parashikimeve financiare, kodimin, dizajnin, por kjo nuk do të thotë shumëçka. Edhe nëse jemi të mirë në të gjitha aspektet, gjë që është e pamundur, nuk mundet një njeri i vetëm t'i ketë të gjitha aftësitë e duhura. Zotërimi i informacionit të kontabilitetit të plotë, të saktë dhe në kohën e duhur është jetike në mënyrë që të ketë rritje të vazhdueshme në tregje konkurruese. Ky është edhe qëllimi i këtij punimi, që të ndihmojë që kontabiliteti të mos shikohet vetëm si proces për regjistrimin e ngjarjeve biznesore. Pasi që dimë se shumë pronarë biznesesh në Kosovë hezitojnë dhe neglizhojnë informata që i ofron kontabiliteti. Në këtë punim do të tregohet se roli i kontabilitetit menaxherial është më i madh, do të tregohet se duhet të përdoret informacioni për të ndihmuar në marrjen e vendimeve.

Shumë studiues të vendit dhe botërorë besojnë se suksesi i firmave sot dhe sidomos në të ardhmen varet në aftësinë e tyre për të operuar në mënyrë globale, për të kryer këtë transformim organizatat duhet të mbështeten fuqishëm tek informacioni. Është pranuar gjerësisht se informacioni që gjeneron sistemi kontabël i ndihmon menaxherët të kryejnë tre veprimtaritë jetësore: planifikim, kontroll dhe marrje të vendimeve. Shumë prej tyre kanë analizuar rolin që ka luajtur informacioni kontabël por në përgjithësi pjesa më e madhe e tyre, në këto përkufizime kanë vënë më shumë theksin tek roli i tij në procesin e vendimmarrjes. Sistemi i informacionit kontabël, është quajtur një sistem informacioni që shërben për mbledhjen, përpunimin dhe komunikimin e të dhënave me qëllim raportimin dhe realizimin e proceseve të marrjes së vendimeve sa më optimale, në përputhje me qëllimet dhe objektivat kryesore të organizatës. Në mënyrë që bizneset e Kosovës të i’u përshtaten ndryshimeve që po ndodhin në botën e biznesit duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është marrja e vendimit në bazë të informacionit veçanërisht atij kontabël. Prandaj ka pasur edhe pyetje hulumtuese dhe ngritje të hipotezave të cilat ky punim është përpjekur që t’iu përgjigjet. Grumbullimi i të dhënave është bërë përmes të dhënave primare të metodës kualitative nominale. Respodentët e pyetësorit kanë qenë punëtorë te ndërmarrjes “BANJA E KLLOKOTIT FABRIKA E UJIT MINERAL & CO2 SH.P.K”

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2861

Included in

Business Commons

Share

COinS