Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Platforma UX dhe UI dizajn është bërë sot një element i rëndësishëm në strategjinë e produktit dixhital në shumë kompani. Gjithnjë e më shumë kompanitë po investojnë në UX dhe UI dizajn pasi qe u vërtetua se këto dy platforma mund të sjellin përfitime afatgjata dhe afatshkurtra për një biznes (kompani). Megjithatë ka ende shumë kompani që nuk i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme ose nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë qëndron pas UX dhe UI dizajnit. Sidoqoftë, së bashku me rritjen e shpejtë të industrisë së IT-së, njerëzit filluan të kuptojnë se një ekip ekspertësh nga një agjenci profesionale e UX/UI dizajnit, me grupe shumë të specializuara mund të arrijnë rezultate më të mëdhaja se programet më të talentuar të të gjitha industrive në treg. Sot, dizajni i secilit produkt përbëhet nga dy pjesë: përvoja e përdoruesit (User experience - UX) dhe ndërfaqja e përdoruesit (User interface - UI). Ky punim diplome ka për qëllim të bëjë krahasimin dhe dallimin ndërmjet këtyre dy platformave. Duke u nisur nga mënyra e komunikimt që përdorin në drejtim të përdoruesit, përmes parimeve të tyre, teknikave, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me sigurinë që ofrojnë tek përdoruesit, dhe më pas trendet e së ardhmës, si dhe benefitet e rezultuara si pasojë e shkëmbimit të ndërsjellë të këtyre platformave dhe përdoruesit. Gjatë punimit janë përdorur dy metoda: metoda kualitative është përdorur për grumbullimin e të dhënave, ku qëllimi kryesor gjatë perdorimit te kësaj metode ka qenë intervistimi i dizajnerëve, personave përgjegjës dhe kompetent në këtë fushë të dizajnit. Në bazë të përdorimit të këtyre platformave ata kanë shprehur rëndësin e UX dhe UI dizajnit për sa i përket zhvillimit të kompanive. Si dhe metoda krahasuese e cila është përdorur për krahasimet, dallimet, ngjajshmëritë dhe përparësitë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2867

Share

COinS