Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Gjon Culaj

Language

Albanian

Abstract

Ky punim ka për synim të analizojë tërheqjen e Presidentit amerikan Donald Trump nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit, në mënyrë që të kuptohen dhe cilësohen arsyet prapa këtij vendimi të papritur por me shumë ndikim në politikën e jashtme amerikane si dhe botërore. Për ta bërë këtë, autori provon ta vërtetojë hipotezën se Presidenti Trump është tërhequr nga kjo marrëveshje për arsye të historisë së hidhur SHBA-Iran si dhe besimeve dhe qëndrimeve të tija personale e politike. Në pjesën e parë të këtij punimi, është paraqitur problematika e detyrës, objektivi kryesor dhe ato specifike, pyetja hulumtuese dhe hipoteza, si dhe kufizimet dhe struktura e punimit. Në kapitullin e dytë është paraqitur metodologjia dhe metodat e hulumtimit që janë përdorë për të mbledhur dhe analizuar të dhënat përkatëse për problematikën e temës. Në pjesën e tretë janë paraqitur fakte mbi Marrëveshjen Bërthamore të Iranit dhe janë analizuar të dhënat sekondare të mblidhura mbi largimin e Amerikës nga marrëveshja, përkatësisht artikuj, dokumente dhe studime në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në fund të këtij kapitulli, gjithashtu kemi shtjelluar problematikën e punimit nën dritën e teorive kryesore të marrëdhënieve ndërkombëtare, në mënyrë që të vlerësohet tërheqja e Presidentit amerikan Trump dhe arsyeja e mundshme për këtë nga këndvështrime të ndryshme. Në kapitullin e katërt punimi vazhdon me një analizë të rezultateve të mbledhura nga rishikimi i literaturës së fushës, duke i krahasuar këto gjetje në mes veti dhe duke tentuar të rrëzojë apo vërtetojë pyetjen hulumtuese. Në fund janë përmbledhur të gjitha gjetjet e punimit si dhe është dhënë një rekomandim retrospektiv bazuar në ato gjetje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2588

Share

COinS