Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Në një mjedis financiar modern dhe dinamik, me konkurrencë gjithnjë në rritje, inflacion të luhatshëm, norma të paqëndrueshme të interesit, ndryshimet për lehtësimet në rregulloret e taksave për avancimin e teknologjisë dhe shkencës, ekziston nevoja për zgjidhje inovatore financiare. Megjithëse risitë financiare lidhen me shfaqjen e krizës financiare 2007/2008, ato luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve financiare dhe rritjen ekonomike.

Qëllimi i kësaj teme është identifikimi i inovacioneve të caktuara të cilat janë të natyrës teknikologjike dhe financiare, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e veprimtarisë bankare dhe duke kontribuar kështu në plotësimin e nevojave të klientëve dhe kënaqësinë e konsumatorëve.

Në hyrje, tema përshkruan inovacionin në kontekstin e ofrimit të shërbimeve dhe sa të rëndësishme janë këto risitë si për klientët ashtu edhe për organizatat. Në pjesën teorike të temës, koncepti i inovacionit është përshkruar në detaje dhe gjithashtu është theksuar edhe një rëndësi e inovacioneve. Pjesa teorike e temës gjithashtu përshkruan detajet e dimensioneve të inovacionit dhe gjithashtu përshkruan procesin e inovacionit në detaje. Përveç kësaj, pjesa teorike e temës identifikon risitë e caktuara të cilat janë si të natyrës financiare dhe teknologjike, ashtu edhe disa nga faktorët që organizatat duhet të marrin në konsideratë sa i përket risive. Pjesa teorike e temës përshkruan cilësinë e shërbimit si pjesë e procesit të temës. Inovacioni identifikon se si bankat bëjnë ndryshime në produktet dhe shërbimet e ofruara.

Rezultatet e hulumtimit identifikojnë risitë e caktuara dhe se si këto kanë kontribuar në përmirësimin e kënaqësisë së bankave dhe klientëve. Disa prej këtyre inovacioneve kanë ndihmuar bankat të ofrojnë produkte dhe shërbime cilësore për klientët dhe gjithashtu të rrisin fitimin. Nga ana e konsumatorëve risitë kanë rezultuar në bërjen e pagesave të përballueshme, të shpejtë, më pak të kushtueshme dhe më të përshtatshme për klientët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2787

Share

COinS