Date of Award

Summer 7-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Bekim Çeko

Language

Albanian

Abstract

Udhëtimi është rritur dhe mënyra ë udhëtimit ka ndryshuar. Cilësia e përgjithshmë e një stacioni si një mjedis i vizituar, pikë transferimi dhe një pjesë integrale e qytetit është thelbësore në tërheqjen e më shumë udhëtarëve të transportit publik.

Njëri nga problemet kryesore në Kosovë, është transporti, e në veçanëri transporti hekurudhor. Mungesa e transportit hekurudhor në Kosovë me bëri që të perzgjedh këtë temë mbi gjith të tjerat.

Qëllimi i këtij punimi është krijimi i një stacioni të qëndrueshëm, nga ku Kosova do të ketë lidhje kombetare dhe ndërkombetare.

Kryqëzimi i rrugës kryesore me linjat hekurudhore bëri që hekurudhat të zhvendosen në nivel nëntokësorë, me çrast edhe stacioni do të ndërtohet nën tokë. Pasi stacioni do të jetë nëntokësorë, sfida më e madhe ishte krijimi i një hapësire, nga e cila njerzit nuk do të kenë frikë nga vendet e mbyllura apo nëntokësore (klausofobia).

Me krijimin e nje strukture, të frymëzuar nga pema dragonblood, u mundësua krijimi i një ambienti të brendshem të hapur, me vizura të pandërprera si dhe vizura në hapësira të jashtme. Stacioni do të ketë dy hyrje në anë të kundërta (jug lindore- hyrja kryesore dhe veriperendimore) por me funksione të njejta, në nivelin -7.0m. Përmes rampave, shkalleve levizese, shkalleve statike dhe ashensoreve udhetaret do te kene mundesi qarkullimi nga kati ne kate.

Niveli -11.5m, kati nen nivelin hyres, do te jete kryesisht si kat lidhes ne mes te nivelit te hyrjes dhe nivelit te platformave te trenit, ne te cilin do te kete sherbime te pergjithshme.

Platformat e trenit jane ne nivelin -16.0m, të cilat do të shihen nga të gjitha nivelet. Kalimi nga një platformë në tjetrën behet ne dy ane permes shkalleve statike, levizese dhe ashensoreve ne menyre qe te gjithe te kene mundesi qasje te panderprere.

Përmes këtij projekti tregohet një stacioni treni i cili është i tëri nëntokësorë, që nuk vërehet fare nga jasht, me ndriqim dhe ventilim natyral, e i cili përmban një botë unike në vete dhe mbi të gjitha një stacion që ka dizajn të qëndrueshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2969

Included in

Architecture Commons

Share

COinS