Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Shqipe Agushi

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme dhe më të rënda të kancerit. Në këtë punim do të bëhet shpjegimi i rëndësisë së kancerit të mushkërive dhe rëndësia që ka të bëjë me zbulimin e hershëm të tij.

Ky punim nis me prezantimin e hyrjes, pastaj tregohet qëllimi i punimit, metodologjia e punimit, pastaj vjen një analizë se çka janë mushkëritë dhe sistemi i frymëmarrjes, çka është kanceri, mënyra se si bëhet vlerësimi infermieror tek pacientët me kancer të mushkërive, çka është kanceri i mushkërive, epidemiologjia, etiologjia, patologjia, stadet, klinika, diagnostikimi, trajtimi dhe parandalimi i kancerit të mushkërive, pastaj kujdesi infermieror për pacientët me kancer të mushkerive dhe në fund studimet statistikore.

Metodologjia: Rishikimi i literaturës - kam përdorur një numër të konsiderueshëm të punimeve shkencore si dhe të konferencave po ashtu edhe të artikujve, si dhe të dhënat statistikore në Institutin e Onkologjisë duke përmbledhur sa më shumë informacione lidhur me temën që unë e trajtoj.

Diskutim: Do të mësojmë se çfarë është kanceri i mushkërive, cilat janë llojet e tij, si fitohet ai, cilët janë shkaktarët, si të kujdesemi për pacientët me kancer, t’i informojmë pacientët të jenë më të kujdesshëm si dhe t’i informojmë ata sa më shumë rreth kacerit të mushkërive. Ne si infermierë kemi për qëllim t’i bëjmë pacientët të ndihen sa më mirë, sa më komodë dhe të sigurt.

Gjithashtu, ne si infermier duhet të jemi gjithnjë në gjendje gatishmërie për t’iu ofruar ndihmë pacientëve, të mundohemi të bëjmë një punë të palodhshme në raport me ta dhe të sillemi mirë me ta në anën profesionale ashtu edhe në atë morale.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2950

Included in

Nursing Commons

Share

COinS