Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Interneti është duke u rritur me hapa të shpejtë, ashtu siç është duke u rritur edhe numri i krimeve kibernetike të kryera kundër përdorimit të kompjuterëve. Gjurmët e letrës janë bërë gjurmë elektronike. Si përgjigje ndaj rritjes së krimit kibernetik, është shfaq fusha e forenzikës kompjuterike. Forenzika Kompjuterike përfshin mbledhjen dhe ekzaminimin e provave digjitale, që jo vetëm që e vlerësojne dëmin në një kompjuter si rezultat i një krimi apo sulmi kibernetik, por gjithashtu bën ri-kthimin (ri-marrjen) e të dhënave të humbura apo të fshehura nga një sistem i tillë për të ndjekur penalisht një kriminel kibernetik apo një të dyshuar. Forenzika Kompjuterike është përdorur dhe vazhdon të përdoret për të kryer hetime brenda kompjuterëve që janë të lidhur me incidente, incidente të tilla si p.sh, ndërhyrjet e jashtme brenda sistemit kompjuterik pa autorizim, mashtrimet e brendshme, keqpërdorimet e të dhënave, ngacmimet në internet, apo shkeljet e politikave të sigurisë nga përdoruesit.

Me rritjen e rëndësisë së sigurisë kibernetike sot dhe seriozitetin e krimit kibernetik, është e rëndësishme për profesionistët e kompjuterit të kuptojnë teknologjinë që përdoret në forenzikën kompjuterike. Ky punim do të përshkruajë rëndësinë e Forenzikës Kompjuterike përballë keqpërdorimeve, sulmeve, incidenteve dhe krimeve kibernetike që po ndodhin ne ditet e sotme (në epokën e pajisjeve elektronike dhe informacionit digjital). Për më tepër punimi do të përfshijë ecurinë në mbledhjen, identifikimin, dhe analizimin e provave digjitale, nga kompjuteri me sistem operativ Windows. Po ashtu një tjetër arsye që më ka shtyer të bëj këtë punim hulumtues është fakti se duke u bazuar në mungesën e literaturës dhe materialeve në gjuhën shqipe për këtë fushë dhe faktit se në treg nuk ka ndonjë libër adekuat shqip që tregon për këtë fushë. Prandaj, përmes këtij punimi kam shprehur dëshirë të tregojë, të shtjellojë dhe të paraqesë në vija të trasha pikat kryesore dhe pjesët që janë me të rëndësishme në forenzikën kompjuterike, po ashtu të përmbledh gjërat më kryesore duke e ndarë kështu punimin në kapituj dhe nënkapituj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2860

Share

COinS