Date of Award
Winter 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besnik Qehaja
Language
Albanian
Abstract
Gjithëkush flet për eHealth këto ditë, por pak njerëz kanë dalë me një përkufizim të qartë të këtijë termi relativisht të ri. Pak në përdorim para vitit 1999, ky term tani duket se shërben si një fjalë e përgjithshme që përdoret për të karakterizuar jo vetëm "mjekësinë e digjitalizuar", por gjithashtu pothuajse çdo gjë që lidhet me kompjuterët dhe mjekësinë. Termi eHealth është krijuar dhe përdorur duke u bazuar në fjalët tjera “e-fjal” si për shembull “e-commerce, e-business, e-mail”, me të cilen fjalë do të mund ti referoheshim mundësive të reja që interneti po i hap në fushën e kujdesit mjekësor. Ky term përshkruan të gjitha pajisjet që përdoren nga pacientët e ndryshëm për kujdes shëndetësor më praktik dhe të saktë me anë të proceseve elektronike dhe komunikimit. Për arsye se eHealth ka treguar rezultate të mira në shëndetësi për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe gjetjen e tyre në fazat e para të zhvillimit, ka filluar të lindë nevoja për pajisje të tilla edhe në Kosovë. Këto pajisje ruajnë të dhënat e pacientëve në Cloud ku pastaj mjeku përgjegjës mund ti shikoj dhe të merr rezultatet që nevojiten. Të dhënat pastaj mund edhe të grumbullohen dhe të analizohen që mjekët të mund të vijnë me përfundime të ndryshme rreth sëmundjeve të caktuara se si ti parandalojnë ato, çka është më efektive etj. Unë në këtë punim diplome do ta marrë si rast studimi Kosovën dhe sëmundjet e përgjithshme dhe do të studioj se si mund ti aplikojmë edhe ne këto sisteme, si do të digjitalizojmë shërbimet e mjekësisë, si mund ti shfrytëzojmë platformat për monitorim dhe sa mund ti sigurojmë ato të dhëna në rast të sulmeve kibernetike. Në fund do të propozoj një sistem eHealth për menaxhimin e mjekëve dhe pacientëve që mund të aplikohet në Kosovë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2646
Recommended Citation
Gojani, Ilir, "APLIKIMI I RRJETAVE KOMPJUTERIKE DHE CLOUD SHERBIMEVE NE E-HEALTH CARE" (2021). Theses and Dissertations. 2138.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2138