Date of Award
Spring 4-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Lavdim Menxhiqi
Language
Albanian
Abstract
Shërbimet e teknologjisë Cloud në shekullin të cilin jetojmë e kanë lehtësuar shumë mënyrën se si shumë biznese ose individ operojnë në fushën e IT-së. Realizimi i një mjedisi klasik në një kompani është shumë i kushtueshëm duke marrë parasysh se ju duhet të siguroni pajisje të ndryshme të IT-së, server, disqe për ruajtjen e të dhënave në bazë të kapaciteteve të nevojshme, fuqi procesuese, trajnim të stafit, punësim i ndonjë eksperti i cili po ashtu ka kosto etj. Të gjitha këto të cilat u cekën më lartë ofrohen nga disa kompani që janë liderë në tregun e teknologjisë Cloud siç janë Amazon, Microsoft. Këto kompani ofrojnë shërbime ku klientët zgjedhin ato të cilat ju nevojiten dhe paguajnë për aq sa edhe përdorin ose shpenzojnë. Klienti mund të bëjë kombinimin e shërbimeve që i nevojiten nga dy apo me shumë kompani, kjo nuk paraqet problem. Gjatë përzgjedhjes së kompanisë që i ofron këto shërbime janë disa faktorë të rëndësishëm që duhet të merren parasysh e të cilat gjatë hulumtimit tonë kanë tërhequr vëmendjen dhe ato janë çështja e sigurisë, kostos, përformancës dhe mbështetjes. Secila prej këtyre faktorëve të cekur më lartë ka rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e kompanisë dhe në mbajtjen e përdorueseve. Kompanitë lidere si Amazon dhe Microsoft janë në luftë të vazhdueshme se shërbimet e cilës nga këto dy kompani janë më të mira për përdoruesit, duke lansuar shërbime të ndryshme çdo ditë e më shumë duke i përmbushur kërkesat e përdorueseve të tyre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2824
Recommended Citation
Gojani, Albert, "KRAHASIMI NË MES TË AMAZON WEB SERVICES DHE MICROSOFT AZURE" (2021). Theses and Dissertations. 2598.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2598