Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Medina Shamolli

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi i një sistemi softuerik të sukseshëm i cili i përgjigjet standardeve të kualitetit nuk është një proces i thjeshtë. Përkundrazi, planifkim dhe përkushtim i madh kërkohet për realizimin e një projekti të tillë. Një pjesë e madhe e produkteve softuerike dështojnë për arsye të keq menaxhimit dhe planifikimit jo të duhur. Ky hulumtim shqyrton ndikimin që metodologjitë si SDLC kanë në zhvillimin e produkteve softuerike. Një pjesë e hulumtimit ka të bëjë me shqyrtimin e fazave të Ciklit të Jetës së Zhvillimit të Softuerit, renditjen dhe implementimin e saktë të tyre. Pjesa tjetër ka të bëjë me një produkt softuerik i ndërtuar me API Platform, i cili është krijuar për të provuar aspektin teorik të këtij hulumtimi. Gjetjet e këtij hulumtimi konfirmojnë se SDLC dhe implementimi i saktë i fazave të saj ka ndikim të drejtpërdrejt në kualtietin dhe suksesin e një produkti softuerik. Përzgjedhja e teknologjive për zhvillimin e atij softueri është një faktor tjetër me ndikim. Si përfundim i këtij hulumtimi del se ekipet e zhvillimit të softuerit duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë implementimit të një metodologjie siq është SDLC në mënyrë që produkti i tyre të jetë i suksesshëm.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2639

Share

COinS