Date of Award

Spring 4-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Arianit Jakupi

Language

Albanian

Abstract

Kujdesi për veten; janë aktivitete të cilat i realizon individi me qëllim të përmirësimit të jetës, shëndetit dhe mirëqenies së tij. Kujdesi për veten; përfshin mirëmbajtjen e kujdesit për veten dhe menaxhimin e vetë-kujdesit. Kujdesi për veten; zhvillohet me kalimin e kohës përmes komunikimit, kulturës dhe ndërveprimit. Ndërsa vetë fuqia e mirëmbajtjes; është aftësia e një individi për t`i kryer aktivitetet e përcaktuara. Tek pacientët me dështim të zemrës kujdesi për veten do të thotë kufizimin ose lënien e pirjes së duhanit, alkoolit, kufizim të marrjes së lëngjeve, pajtueshmëri me ilaçet, dietë, ushqim i përgaditur me pak kripë, vazhdimit ushtrime trupore, diagnostifikimi i hershëm i përkeqësimit të simptomave, vaksinimi i rregullt dhe në kohë nënkupton kontrollimin dhe mbajtjen e sjelljeve të shëndetshme. Ky studim është realizuar duke i ndjekur udhëzimet akademike në realizimin e studimeve shkencore. Gjithashtu ky studim ka marrë në konsideratë të gjitha rregullat e përcaktuara nga Kolegji “UBT”. Në këtë rast qëllimi i këtij punimi të diplomës është që përmes hulumtimit dhe analizës t’u ofrojë studijuesëve dhe akterëve tjerë mundësi që të kuptojnë qartë dhe drejtë rolin që ka vetë-kujdesi në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes së dështimit të zemrës.

Në këtë hulumtim janë përfshirë gjithsej 20 pjesëmarrës, 10 të gjinisë femërore dhe 10 të gjinisë mashkullore. Mostra është e rastësishme e thjeshtë dhe është realizuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Gjatë përpunimit të të dhënave është përdorë pyetësori dhe vetëm ajo me vlerë valide është inkuadruar në përpunimin e të dhënave. Të dhënat e mbledhura janë përpunuar me analizime statistikore me programin SPPS. Në këtë drejtim është vazhduar me analizat statistikore deskriptive, T- testit dhe ANOVA. Poashtu edhe besueshmëria e instrumentit është matur sipas vlerës së Cronbach’s Alfa (α). Analiza e të dhënave është regjistruar me kodimin e të dhënave demografike. Të dhënat në këtë hulumtim janë mblidhur përmes procesit të vetë-raportimit me anketim me anë të pyetësorit të standardizuar për variablat përkatëse të këtij studimi. Pyetësori i cili është përdorë për hulumtim është “Vetë-Kujdesi i Pacientëve me Dështim Kronik të Zemrës” që është hartuar nga Badir Durademir në vitin (1998). Pyetësori ka gjithsej 39 pyetje të tipit Likert, me 3 alternativa. Rezultatet e këtij studimi janë të dobishme për të gjithë profesionistët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2907

Share

COinS