Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Xhelal Jashari

Language

Albanian

Abstract

Aplikacionet softuerike në përgjithësi ndërtohen për të ju përshtatur kërkesave të klientit në mënyrë që të ju mundësohet një menaxhim më i lehtë i punëve mbi të cilat veprojnë. Një nga format e zhvillimit të aplikacioneve është edhe zhvillimi i aplikacioneve mobile të bazuara në android. Në këtë temë do të krijojmë një aplikacion mobil të bazuar në sistemin operativ android që për qëllim ka shfaqjen e informatave rreth motit, ky lloj aplikacioni është i nevojshëm dhe i rëndësishëm për përdoruesit që dëshirojnë ta shikojnë temperaturën në vende të ndryshme të botës dhe posaçërisht në Kosovë. Aplikacioni ofron mundësi të shumta si: temperatura maksimale, temperatura minimale, lagështinë, dhe presionin e ajrit. Aplikacioni i ndërtuar do të ketë të dhëna reale dhe të sakta, kjo do të bëhet duke e krahasuar rezultatet me aplikacione tjera të ngjashme. Një aplikacion i tillë është i nevojshëm për të gjithë sidomos për ata persona të cilët puna e tyre e përditshme është e varur nga moti apo edhe nga ata që vendosin për ti kaluar pushimet si verore apo dimërore. Në këtë punim gjithashtu janë bërë krahasime brenda aplikacioneve android për tablet, televizion dhe ora të mençura.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2637

Share

COinS