Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fadil U. Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Sëmundjet infektive historikisht kanë qenë problem i madh i shëndetit publik dhe shkaktarë të shumë epidemive me pasoja fatale për njerëzimin. Sëmundjet infektive si Murtaja, Variola Vera, Sifilizi, Malaria dhe së fundmi infeksioni me COVID-19, kanë shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin publik. Edhe në Kosovë sëmundjet infektive janë paraqitur në formë endemike dhe jo rrallëherë edhe në formë të epidemive dhe së fundi edhe formë pandemike.

Qëllimi i punimit: Përmes rishikimit të literaturës dhe interpretimit të studimeve të shumta, tentohet që në këtë punim të shpjegohen shkurtimisht sëmundjet ngjitëse dhe roli i kujdesit infermieror ndaj këtyre pacientëve, sidomos ndaj personave të infektuar me COVID-19.

Metodologjia: Punimi i diplomës është i llojit të shqyrtimit të literaturës ekzistuese dhe interpretimit të të dhënave statistikore për rajonin e Prizrenit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Kërkimi i literaturës është bërë nëpër baza të të dhënave ekzistuese, libra dhe referenca të cituara në punime tjera relevante.

Rezultatet: Në Prizren dhe Mamushë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, sëmundja infektive më e shpeshtë rezulton të jetë infeksioni me virusin e influencës me gjithsej 5634 raste, pasuar nga diarea akute me 1468 raste. Me varicellë ishin të identifikuara 290 raste, kurse me pneumoni 280 raste. Nga rasti i parë në muajin Mars deri me 31 Gusht, në Prizren janë konfirmuar 732 raste me COVID-19. Grup – moshat më të prekura nga sëmundjet infektive ishin grup – moshat 5 – 49 vjeç.

Përfundim: Sëmundjet infektive përbëjnë një sfidë për stafin e kujdesit shëndetësor, sidomos në kohën e pandemisë nga COVID-19. Sëmundja më e shpeshte infektive për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, në rajonin e Prizrenit ishte infektimi me virusin e influencës, me gjithsej 5634 raste, pasuar nga diarreja akute me 1468 raste. Infeksioni me COVID-19 në Komunën e Prizrenit ka arrit të zë pozitën e tretë, me 732 raste deri në fund të muajit Gusht të vitit 2020. Grup – moshat më të prek

Hyrje: Sëmundjet infektive historikisht kanë qenë problem i madh i shëndetit publik dhe shkaktarë të shumë epidemive me pasoja fatale për njerëzimin. Sëmundjet infektive si Murtaja, Variola Vera, Sifilizi, Malaria dhe së fundmi infeksioni me COVID-19, kanë shkaktuar probleme të mëdha në shëndetin publik. Edhe në Kosovë sëmundjet infektive janë paraqitur në formë endemike dhe jo rrallëherë edhe në formë të epidemive dhe së fundi edhe formë pandemike.

Qëllimi i punimit: Përmes rishikimit të literaturës dhe interpretimit të studimeve të shumta, tentohet që në këtë punim të shpjegohen shkurtimisht sëmundjet ngjitëse dhe roli i kujdesit infermieror ndaj këtyre pacientëve, sidomos ndaj personave të infektuar me COVID-19.

Metodologjia: Punimi i diplomës është i llojit të shqyrtimit të literaturës ekzistuese dhe interpretimit të të dhënave statistikore për rajonin e Prizrenit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Kërkimi i literaturës është bërë nëpër baza të të dhënave ekzistuese, libra dhe referenca të cituara në punime tjera relevante.

Rezultatet: Në Prizren dhe Mamushë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, sëmundja infektive më e shpeshtë rezulton të jetë infeksioni me virusin e influencës me gjithsej 5634 raste, pasuar nga diarea akute me 1468 raste. Me varicellë ishin të identifikuara 290 raste, kurse me pneumoni 280 raste. Nga rasti i parë në muajin Mars deri me 31 Gusht, në Prizren janë konfirmuar 732 raste me COVID-19. Grup – moshat më të prekura nga sëmundjet infektive ishin grup – moshat 5 – 49 vjeç.

Përfundim: Sëmundjet infektive përbëjnë një sfidë për stafin e kujdesit shëndetësor, sidomos në kohën e pandemisë nga COVID-19. Sëmundja më e shpeshte infektive për periudhën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, në rajonin e Prizrenit ishte infektimi me virusin e influencës, me gjithsej 5634 raste, pasuar nga diarreja akute me 1468 raste. Infeksioni me COVID-19 në Komunën e Prizrenit ka arrit të zë pozitën e tretë, me 732 raste deri në fund të muajit Gusht të vitit 2020. Grup – moshat më të prekura nga sëmundjet infektive rezultojnë të jenë grup – moshat 5 – 49 vjeç, për të gjitha sëmundjet infektive të analizuara.

ura nga sëmundjet infektive rezultojnë të jenë grup – moshat 5 – 49 vjeç, për të gjitha sëmundjet infektive të analizuara

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2718

Included in

Nursing Commons

Share

COinS