Date of Award
Summer 7-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Bertan Karahoda
Language
Albanian
Abstract
Këtë temë diplome e kam përzgjedhur sepse është teknologji relativisht e re, inteligjenca artificiale është e ardhmja e njerëzimit, dhe në një të ardhme të afërt do ju ndihmoj shumë njerëzve duke u lehtuar shumë punë, mirëpo ekziston edhe frika se mos do i zëvendësoj në disa raste të caktuara edhe vet njerëzit, pra punën të cilën ata bëjnë, pa dyshim në disa fusha përkatëse do të ketë ndikim revulucionar.
Pasiqë është një teknologji e cila ka një degëzim shumë të gjerë po thuajse në çdo sferë të jetës dhe po ashtu për shumë kë termi “Inteligjencë Artificiale” është i pa ndëgjuar më herët, andaj në këtë temë së pari do tregohet për historikun dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale ndër vite, pastaj do të shtjellohet roli i inteligjencës artificiale në mjekësi, lojëra kompjuterike, aviacion, robotikë, poashtu do të shtjellohet edhe një rast konkret se si intelegjenca artificiale ka ndikuar pozitivisht tek pandemia COVID-19 etj. Gjithmonë duke marrur shembuj konkret të inteligjencës artificiale shembuj të till me të cilët ne përballemi gjatë një dite të rëndomt ku ndoshta shumë prej njerëzve nuk kanë dijeni se ajo taknologji që e përdorin çdo ditë është pikërisht teknologjia AI.
Me përfundimin e historikut dhe marrjes së shembujve konkret dhe të thjeshtë gjithqka do jetë më e kjartë, pastaj do të elaborohet më thellësisht kjo temë duke vazhduar me metodologjinë, deklarimin e problemit, zgjidhjet, algoritmet e ndryshme e deri tek detajet e zhvillmit të lëvizjeve të karakterit 3D dhe funksionalizimit të tij ku pastaj me anë të imazheve shihet produkti final dhe roli i tij pozitiv tek shëndeti i njeriut.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2929
Recommended Citation
Azemi, Ardit, "Inteligjenca Artificiale (AI) - Benefitet dhe frika ndaj së ardhmës" (2021). Theses and Dissertations. 2750.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2750