Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Ilir Ahmetgjeka
Language
Albanian
Abstract
Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidencës së lartë që ka kanceri i koloinit në popullatë. Në këtë temë janë marrë në studim një numër i konsiderueshëm pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të këtij studimi është arritur në përfundimin se grupmoshat më të prekura nga kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta. Diagnostifikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka shumë rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.
Profesioni universal i infermierit , shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, historikisht është parë si mëshirëshmi i vlerave humane në shërbim të individit dhe të kolektivit, si një mision i lartë për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet. Personeli infermieror, në aktivitetin për të kryer kujdesin infermieror, aplikon tërë kapacitetin profesional e shpirtëror për parandalimin e kurimin e sëmundjeve, për tu shërbyer atyre që kanë nevojë për ndihmë jo vetëm mjekësore por edhe shpirtërore, psikologjike e morale. Sa më të përgatitur profesionalisht të jenë infermierët, aq më i kualifikuar e rezultativ është shërbimi dhe aq më të mëdha janë përfitimet mjekësore, shpirtërore e morale për të sëmurin.
Pacientëve u janë marrë të dhëna të rëndësishme dhe u është dhënë kujdesi infermieror i nevojshëm dhe në këtë mënyrë ne kemi arritur në disa përfundime të rëndësishme.
1- Kanceri i kolonit është sëmundje shumë e shpeshtë që është vërejtur më shumë tek femrat se tek meshkujt.
2- Gjatë kujdesit infermieror ka shumë rëndësi aplikimi i terapisë dhe kujdesi ndaj plagës dhe në veçanti ndaj kolostomisë kur ajo është prezente.
3- Diagnostikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e kancerit të kolonit.
4- Është shumë e rëndësishme që të bëhet ndjekja në vazhdimësi e pacientëve dhe t’u jepen këshilla në lidhje me kujdesin në vazhdimësi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2734
Recommended Citation
Avdyli, Miranda, "ROLI I INFERMIERISË NË TRETMANIN PALIATIV TË PACIENTËVE ME KANCERIN KOLOREKTAL" (2021). Theses and Dissertations. 2226.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2226