Date of Award

Fall 9-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Jeton Zeqiri

Language

Albanian

Abstract

Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit, kur qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten dhe të përhapen jashtë kontrollit. Këto qeliza grumbullohen dhe formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohet, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo të shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Ato mund të përhapen gjithashtu, edhe në pjesët më të largëta të trupit nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.

Gjatë punimit të këtij punimi janë anketuar gjithsej 253 anketues, prej tyre 91% të gjinisë femërore dhe 9 % të gjinisë mashkullore. Është përdorur një metodologji kuantitative me pyetësor të standardizuar me pyetje të mbyllura. Anketuesit ishin qytetar të rajonit të Ferizajit.

Nga ky hulumtim konkludojmë se të qytetarët në rajonin e Ferizajit nuk janë të mirë informuar rreth simptomave të karcinomës së gjirit apo marrjen e masave preventive për të ulur riskun nga kjo sëmundje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2669

Included in

Nursing Commons

Share

COinS