Date of Award

Fall 11-2020

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Hyrie Koraqi

Language

Albanian

Abstract

Fraza "Le të jetë ushqimi ilaç dhe ilaçi të jetë ushqim", e krijuar nga Hipokrati mbi 2500 vjet më parë, po merr shumë interes sot ndërsa shkencëtarët dhe konsumatorët i kuptojnë përfitimet e shumta shëndetësore të disa ushqimeve. Këto ushqime përmbajnë përbërës që ndihmojnë në funksionin specifik të trupit dhe përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë. Konsumatorët janë gjithnjë e më të interesuar për përfitimet shëndetësore të ushqimeve dhe kanë filluar të shikojnë përtej përfitimeve themelore të ushqimit. Interesimi i tyre drejtohet tek komponimet që gjenden në shumë ushqime të cilat parandalojnë sëmundjet dhe përmirësojnë shëndetin. Ushqimet funksionale dhe nutraceutikët japin një mundësi për të përmirësuar shëndetin, për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik. "Nutraceutikët "dhe "ushqimet funksionale" janë dy terma të rinj të përdorur për të përshkruar ushqimet që promovojnë shëndetin ose komponentët e tyre të ekstraktuar. Edhe pse debatohet në lidhje me kuptimin e saktë të këtyre termave, është e përshtatshme që nutraceutikët të konsiderohen si produkte të shëndetshëm që formulohen dhe merren në formë dozimi (kapsula, tinktura ose tableta).Nga ana tjetër, ushqimet funksionale janë produkte që konsumohen si ushqime dhe jo në formë dozimi. Qëllimi i këtij hulumtimi është rëndësia e nutraceutikëve dhe ushqimeve funksionale si aditiv të ri në shkencën e të ushqyerit. Poashtu studimi i përbërjes së tyre kimike, zhvillimi i tyre nga aspekti nutricional, dhe ndikimi në shëndetin e njeriut. Qëllim tjetër i këtij hulumtimi është egzaminimi i njohurive të popullsisë në territorin e Kosovës, për nutraceutikët dhe ushqimet funksionale. Për ta arritur këtë qëllim është analizuar pyetësori i plotësuar nga ana e të anketuarve. Pyetësori është realizuar online përmes Google Forms. Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programin MS Excel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.20

Included in

Food Science Commons

Share

COinS