Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Gazmend Spahija

Language

Albanian

Abstract

Diabeti deri më sot ende është një sëmundje e cila nuk ka shërim definitiv, mirëpo vetëm bëhet mbajtja në normë e nivelit të glukozës në gjak.(1) Infermierët janë pjesë e stafit mjekësor të cilët janë shumë të rëndëishëm tek pacientët diabetik. Roli i infermierëve tek diabetikët është i shumëfishtë; duke filluar që nga marrja e anamnezës infermierore, marrja e gjakut për matjen e glukozës, e deri tek aplikimi i terapisë atëher kur është e nevojshme.(2)

Qëllimi i këtij punimi është të hulumtohen njohurit e pacientëve me diabet për dijetat ushqimore të cilat i përdorin, të tregohet roli i infermierëve tek pacientët diabetikë, po ashtu qëllim tjetër plotësues është qasja e infermierëve ndaj pacientëve diabetik, matja e vlerave të sheqerit, anamneza, diagnoza dhe trajtimi i këtyre pacientëve.

Metodologjia – Punimi do të jetë njëra pjesë e tipit deskriptiv, ndërsa pjesa tjetër përmban hulumtimin përmes pytësorve të realizuar në QKMF dhe Spitalin e Ferizajit.

Rezultatet: Nga anketimi i 80 pacientëve, prej tyre 45 femra dhe 35 meshkuj. 62% ishin nga zonat urbane dhe 38% nga ato rurale. Mosha më e prekur ishte ajo mbi 60 vjeçare me 37.5%, pasuar nga grupmosha 40-60 vjeçare me 33.75%. Shumica e pacientëve (50%) konsumojnë 3 vakte ushqim, ndërsa dietës me shkrim të rekomanduar nga profesionistët shëndetësor e përfillin vetëm 31.75%

Mund të konkludojmë se vetem 31.75% e pacientëve nuk i permbahen rekomandimeve te shkruara nga mjeku për mënyrën e të ushqyerit, 68.75% pacientëve diabetikët kanë disiplinë të mirë ndaj tundimit për përdorimin e ushqimeve me vlera të larta kalorike kurse 56.1% dhanë përgjigje të gabuara lidhur me ushqimet që duhet përdoren në rast të hipoglikemis. Sipas rezultateve, njohuritë dietike të pacientëve diabetikë janë joadekuate dhe kanë nevojë për përmirësim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2666

Included in

Nursing Commons

Share

COinS