Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Linda Carkaxhiu

Language

Albanian

Abstract

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër. 5 milionë njerëz vdiqën nga SKV-të në vitin 2012, dhe shifrat janë në rritje duke përfaqësuar kështu 31% të të gjitha vdekjeve në nivel global. Nga këto 7.4 milionë ishin si pasojë e sëmundjeve koronare të zemrës, dhe 6.7 milionë si pasojë e goditjes në zemër. Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.

Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm. Të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga SKV-të mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut. Qëllimi i hulumtimit tim është që të kuptohen njohuritë e popullsisë sonë për sëmundjet e sistemit kardiovaskular dhe sa është e përhapur kjo sëmundje në vendin tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2682

Included in

Nursing Commons

Share

COinS