Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Abdullah Gruda
Language
Albanian
Abstract
Hyrje: Frika definohet si përgjigje individuale në ngjarjen aktuale apo kërcënimin me qëllim për të mbrojtur jetën. Frika nga intervenimet stomatologjike radhitet në vendin e katërt në grupin e situatave që shkaktojnë frikë dhe manifestohet nga nervoza dhe ankthi deri në paraqitjen e fobisë. Frika mund të jetë shkakatare e të ashtuqujturit «rrethi vicioz i frikës te stomatologut» si dhe i një shëndeti të dobët oral. Frika mund të menaxhohet në mënyra të ndryshme. Kur bëhet fjalë për fëmijët duhet fillimisht që të fitohet besimi i tyre, në vizitën e parë asnjëherë nuk duhet shkaktuar dhimbje. Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit ishte të vlerësoj frikën e pacientëve me rastin e intervenimeve stomatologjike. Metodologjia: Në hulumtim morën pjesë 82 pacient të vizituar në Ordinancën stomatologjike Swis Dental në Ferizaj Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 28.7±6.6 vjet. Të dhënat janë mbledhur me pyetësorin The Short Dental Fear Question (SDFQ) – Fobia te Stomatologu Forma e Shkurtër e Pyetësorit. Analizimi i të dhënave është bërë me Paketën statistikore të shkencave sociale (SPSS, 22). Rezultatet: Në përgjithësi, nga stomatologu dhe nga intervenimet e ndryshme 13.4% e pacientëve aspak nuk frkohen, 47.6% pak frikohen, 20.7% disa herë frikohen, 11% shumë herë frikohen dhe 7.3% e pacientëve tepër shumë nga stomatologu dhe intervenimet e ndryshme stomatologjike. Përfundimi dhe rekomandimet: Largimi i frikës së pacientëve që shqetësohen nga zhurma e paisjeve stomatologjike, mund të largohet nga ekranet e vendosura përpara karrikës stomatologjike të lidhur me DVD. Për personat shumë emotivë, mund të përdoren jastekë që bëjnë masazh të shpinës dhe këmbëve, ose me opsionin e ngrohjes, në mënyrë që pacienti të relaksohet. Frika nga stomatologu nxitet fillimisht nga përshtatja me këtë lloj vizite dhe kryesisht me përshtatje në mjedisin e ordinancës stomatologjike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2672
Recommended Citation
Ramolli, Arbёresha, "FRIKA E PACIENTËVE NGA STOMATOLOGU NË ORDINANCËN SWISS DENTAL NË FERIZAJ" (2021). Theses and Dissertations. 2164.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2164