Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Agon Hoti
Language
Albanian
Abstract
Diarreja nënkupton jashtëqitje më shpesh se 3 herë në ditë, me ç’rast nevoja është e paformuar, e lënget. Diarreja është simptome e shumë sëmundjeve të traktit gastro-enterologjik por edhe e sistemeve të tjera organesh. Ngaqë foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj diarresë dhe paraqet një çrregullim serioz i cili kërkon ndërhyrje dhe trajtim të menjëhershëm si nga ana mjekësore dhe ajo e përkujdesit infermieror.
Ky punim njeh kompleksitetin e kujdesit për pacientët me diarre, me theks tek pacientet pediatrik. Ky punim shërben si një burim praktik për të mbështetur kujdesin infermieror në të gjithë mjediset e kujdesit shëndetësor.
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij studimi është shqyrtimi i literaturës së lidhur me temën e marrë në studim dhe analizës. Për mbledhjen e informacioneve jemi fokusuar në disa libra dhe artikuj në gjuhën shqipe dhe gjithashtu kërkimi i studimeve homologe në gjuhën angleze në internet. Po ashtu, jemi përqendruar dhe ne hulumtimet e bëra ne Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Ferizaj. Të dhënat e shfrytëzuara në retrospektiv (janar-gusht 2020) në këtë punim kanë trajtuar në mënyrë të përmbledhur fokusin e studimit, që është kujdesi infermieror tek pacientët pediatrik me diarre.
Nga të dhënat e fituara është konstatuar se diarreja është mjaft prezentë tek pacientet pediatrik. Nga qe diarreja dhe pasojat e saja janë mjaft serioze sidomos për rastet pediatrike edhe kujdesi infermieror luan rol të rëndësishëm në trajtimin e tyre. Sipas të dhënave të grumbulluara shohim se si shkaku qe është i llojllojshëm edhe trajtimi i diarreve është i llojllojshëm. Varësisht nga etiologjisë se diarresë, gjendjes se pacientet por edhe faktorëve të tjerë dytësor, trajtimi mund të jetë i thjesht si rehidrimi oral, duke vazhduar deri tek rastet me te renda ku kemi rehidrim parenteral, probiotik dhe antibiotik. Vlerësimi i rastit në rast, bashkëpunimi me kuadrin mjekësor dhe kujdesi infermieror paraqesin një triade e cila së bashku mundësojnë trajtimin dhe shërimin sa me të shpejt të pacienteve me diarre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2840
Recommended Citation
Rashiti, Zejnepe, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME DIARRE- studim rasti QKMF-Ferizaj" (2021). Theses and Dissertations. 2606.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2606