Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Masar Gjaka

Language

Albanian

Abstract

Në ditët e sotme si pasojë e dinamikës së tepërt, një sëmundje si hipertensioni kërkon shumë vëmendje dhe një kujdes të shtuar. Si studente dhe si një infermiere e ardhshme konsideroj të arsyeshme që per trajtimin e kësaj sëmundje është e rëndësishme të shqyrtohen me kujdes mënyrat më të mira që të mënjanohen vështirësitë gjatë trajtimit të kësaj sëmundje.

Pikësynim i një sistemi të rregullt, dhe të sigurt shëndetësor duhet që promovimi i shëndetit të mirë të jetë hallkë kryesore në mënyrë që të evitohen problemet e rëndësishme shëndetesore, e kjo vë në rëndësi edhe promovimin e një sëmundje si hipertensioni, mënyrat se si mund të parandalojmë atë, të lehtësojmë dhimbjet, si dhe të kuptojmë mënyrat më efikase për një trajtim jo shumë të vështirë për pacientin por edhe për profesionistin shëndetësor.

Për diagnostifikimin, trajtimin e kësaj sëmundje nevojitet përkushtim nga pacienti në kuadër të pajtimit me kriteret dhe këshillimin nga profesionistët shëndetësor duke përfshirë ndryshimin e stilit te jetesës, kujdesit me medikamente e elemente tjera te cilat kanë ndikim primar në trajtimin e hipertensionit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2679

Included in

Nursing Commons

Share

COinS