Date of Award
Spring 3-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Hajrullah Fejza
Language
Albanian
Abstract
Sëmundja kardiovaskulare (CVD) është një çështje kritike shëndetësore globale dhe infermierët kardiovaskularë luajnë një rol jetik në uljen e barrës globale dhe duke kontribuar në përmirësimin e rezultateve në individë dhe komunitete. Infermierët kardiovaskularë kërkojnë njohuri, aftësi dhe burime që do t'u mundësojnë atyre të funksionojnë si udhëheqës në CVD.
Qëllimi i këtij punimi është zgjerimi i njohurive mbi sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë etiologjinë, patologjinë, diagnostikimin, trajtimin, si dhe kujdesin infermieror në çështjet e menaxhimit, trajtimit, parandalimit dhe edukimin e pacientëve. Sigurisht përdorimi i masave që parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, kur është e mundur, janë qëllime ideale.
Metodologjia- Për të realizuar këtë punim është përdorur shqyrtim i literaturës për të studiuar konceptet teorike në përgjithësi. Janë përdorur artikuj të shumtë studimorë, libra nga botimet më të ndryshme nga botues të famshëm botërore.
Pyetësorë, ku burimi kryesor i të dhënave për realizimin e këtij punimi janë protokollet në Spitalin Rajonal në Prizren në Njësinë Koronare, ndaras për muajt Nëntor dhe Dhjetor si dhe një studim rasti.
Rezultatet- Në bazë të këtij hulumtimi, shohim se sëmundjet kardiovaskulare prekin më shumë gjininë mashkullore, po ashtu një numër më i madh i pacientëve banonin në zona rurale, dhe ky hulumtim tregon se nga sëmundjet kardiovaskulare, janë të rrezikuara kryesisht moshat e treta. Andaj kur bëhet fjalë për të moshuarit duhet t’ju kushtohet një kujdes i veçantë, për shkak të sëmundjeve tjera shoqëruese.
Konkluzione- Në këtë punim janë përmbledhur gjitha pikat kryesore dhe nga të dhënat mund të konkludojmë se sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshta te meshkujt se sa të femrat, moshat e shtyra janë më të rrezikuara se moshat e reja, po ashtu diagnostikimi i hershëm është mënyra më efikase për parandalimin e këtyre sëmundjeve. Ne presim që të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e programeve të parandalimit në praktikën e përgjithshme, klinikat ambulatore, d.m.th. në praktikën e përditshme klinike. Ne mund të përmirësojmë kujdesin standard në të gjithë vendin dhe të jemi të sigurt që pacientët marrin këshillat më të mira të mundshme dhe të jemi të sigurt që këshillat tonat të janë plotësisht të kuptueshme për një shumicë të madhe të pacientëve tanë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2823
Recommended Citation
Thaqi, Sokol, "KUJDESI INFERMIEROR TE PACIENTËT ME SËMUNDJE KARDIOVASKULARE" (2021). Theses and Dissertations. 2599.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2599