Date of Award

Spring 5-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje i kontribon proceseve pozitive transformuese për shoqëritë, siç janë ndryshimet e ligjeve, politikave, shërbimeve, institucioneve dhe normave shoqërore.Është e rëndësishme të sigurohet që të dëgjohen zërat e grave për vendimet që prekin jetët e tyre, jetët e familjeve të tyre dhe komuntitetit më gjërë. Këto vendime prekin gratë po aq sa edhe burrat. Prandaj, gratë duhet të përfshihen në vendimmarrje në çdo fushë dhe të kenë fuqi dhe numër të barabartë me burrat. Është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë që grave iu ofrohen mundësi për të marrë pjesë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe se institucionet përfaqësojnë një llojllojshmëri të njerëzve dhe komuniteteve që ato përfaqësojnë.

Fokusimi ynë do të përfshijë fushën e politikës, sistemin politik e veçanërisht partitë politike dhe funksionimin e tyre në Kosovë. Ideja dhe dëshira erdhi nga arsyeja sepse konstituimi i një sistemi politik demokratik në vendin tonë ka vështirësitë, problemet dhe sfidat që ja vlen të studiohen dhe analizohen nga çdo studiues, e sidomos nga ne të shkencave politike.

Prandaj qëllimi i këtij hulumtimi është që të analizojë nivelet e tanishme të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse në Kosovë. Këto tematika do të jenë pjesë e punimit të diplomës ku synojmë të jemi sa më të mirë duke reflektuar me fakte dhe argumente në studimin që do të bëhet.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2859

Share

COinS