Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Salih Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Hyrje : Qafa e mitrës - cervix uteri, ndodhet në pjesën e poshtme të mitrës dhe është pjesa më e ulët dhe më e ngushtë e mitrës, që ka formë cilindrike me gjatësi rreth 2-3 cm. Në qafën e mitrës dallohen këto pjesë: pjesa e qafës së mitrës, e cila del në vagjinë (pars vaginalis), pjesa e ndërmjetme (pars intermedia) dhe pjesa mbi vagjinë (pars supra vaginalis). Nga pjesa vagjinale e qafës së mitrës fillon kanali cervikal, i cili e lidh hapësirën e mitrës me vagjinën. Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive tek femrat në lidhje me sëmundjen e karcinomes së qafës së mitrës. Të tregohet kujdesi infermieror apo të paraqitet roli i mamisë si dhe, në veçanti objektive në studimin tonë, ishte hulumtimi i të dhënave të pacienteve për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës të kategorizuara sipas: moshës, stadeve të sëmundjes apo karcinomës, vendbanimit etj. Metodologjia : Materialët të cilat janë përdorur për këtë studim janë marrë në protokollet e repartit të Gjinekologjisë, me datën 09.11.2020 me leje të drejtorisë dhe repartit për muajin Janar deri në muajin Qershor të vitit 2019.Hulumtimi është kuantitativ retrospektivë ,në studim janë përfshirë gjithsej 120 pacientë.
Rezultate: Krahasuar me vitet e tjera rezultatet e biopsive dhe PAP testeve kanë rezultuar negative, kjo do të thotë që kanceri i qafës së mitrës është në rënie. Diagnostikimi i hershëm - me kohë i kancerit të qafës së mitrës, mundëson menaxhim dhe trajtim adekuat, dhe në këtë mënyrë parandalon zhvillimin e gjendjeve të rënda shëndetësore. Konkluzione : Kancerit të qafës së mitrës, një sëmundje e parandalueshme, nga kanceret më të zakonshme të gjetur në gratë që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Një reduktim i dukshëm në incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri i qafës së mitrës ndodhi në vite me pare në ato vende me programe të suksesshme kombëtare. Mosha që ka prekur më së shumti kjo sëmundje është mosha 30-39 vjeç .
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2673
Recommended Citation
Sherifi, Arbnor, "KUJDESI INFERMIEROR TE KANCERI I QAFËS SË MITRËS" (2021). Theses and Dissertations. 2172.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2172