Date of Award
Spring 6-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besnik Qehaja
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia dhe hapat e saj gjigande, dita ditës sa vijnë e bëhen nevojë për shoqërinë moderne. Sa rritet gjithëperfshirja e automatizimit, aq me shumë po rriten kërkesat për zhvillim të mëtutjeshëm të saj, veçori e cila po shtyen depërtimin e digjitalizimit në çdo cep, e madje edhe brenda shtëpive tona. Të gjitha këto benificione dalin nga avancimi i aplikacioneve softuerike të cilat zhvillohen nëpërmjet teknologjive më të reja. Teknologjitë e reja po e bëjnë më të lehtë madje edhe jetesën brenda shtëpive tona. Ashtu siç janë avancuar telefonët, të njejtën ritëm po fillojnë t’a marin edhe shtëpitë, që po na drejtojnë drejt termit Smart-Home, term i cili sot duket mjaft i familjarizuar. Hapat e parë filluan nga Smart-Phone, e që sot kemi arritur deri në Smart-Home. Prandaj, përmes punimit tim shkencor do të trajtoj idenë dhe rrugëtimin e digjitalizimit deri në implementimin e saj brenda shtëpive. Korniza kryesore që qëndron pas këtij procesi është “Të metat dhe përpasitë e teknologjisë Zigbee në Smart-Home”. Në punim tregohet se si mund të realizohet ky proces në mënyrë të sigurtë përmes kornizës së lartë përmendur. Analizimi i hapave të teknologjisë, krahasimi i zhvillimit dhe përdorimit të mjeteve jo digjitale me mjetet automatikodigjitale, përparsitë dhe të metat, e çdo aspekt tjetër i cili po përdoret ditëve të sotshme. Poashtu edhe ato veçori që ndoshta janë jo edhe aq të sigurta dhe praktike për të qenë pjesë e shtëpive tona, të gjitha këto do të analizohen, dokumentohen dhe rezultohen, duke perdorur literaturen, hulumtimin, dhe analizën e shtëpive automatike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2878
Recommended Citation
Shillova, Jetmir, "TË METAT DHE PËRPARSITË E TEKNOLOGJISË ZIGBEE NË SMART HOME" (2021). Theses and Dissertations. 2700.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2700