Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Gjithnjë e më shume po rritet numri i të rinjëve që prekën nga sëmundjet kardiovaskulare dhe një ndër shkaqet kryesore është ekspozimi qysh në moshat e hershme mefaktorët e riskut për SKV. Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të kuptohet prevalenca e faktorëve të riskut për SKV tek të rinjët. Hulumtimi është kryer tek studentat e Universitetit te Prizrenit përmes nje pyetësori të vetadministrueshëm onljan. Të dhënat u mblodhën gjatë muajit Gusht, ku u anketuan gjithësej 53 te rinjë nga një mostër e cila u zgjodh rastësisht. Gjitashtu per realizimin e këtij punimi është rishikuar dhe trajtuar literature e bollshme, e cila ështe marre nga Biblotekat online ne internet në fushën e Mjeksisë dhe Infermierisë si dhe artikuj te ndryshem shkencorë nga autorë eminent në këto fusha. Nga ky hulumtim rezulton se prevalenca e mbipeshës është 13% tek të rinjët, pastaj 13% e të rinjëve kanë histori pozitive familjare me SKV, prevalenca e duhanpirjes është 12%, prevalenca e përdorimit të Alkoolit është 6%, e drogave 4%, mosaktiviteti fizik është meprevalencë të lartë 45% , rreth 88% e të rinjëve nuk përdorin asnjë lloj diete kurse rreth 40% e të anketuarëve perdornin vazhdimisht ushqime të shpejta. Duke u mbështetur në studim konkludojmë se shumica e përdoruesve të duhanit ishin gjinia mashkullore poashtu edhe të alkoolit dhe drogës, nga mungesa e përdorimit të një diete të caktuar nga të rinjët kemi edhe nje prevalencë të lartë të përdorimit të ushqimeve të shpejta ose fast foods dhe pothuajse gjysma e te rinjëve nuk i plotësojne kriteret e Shoqatës Amerikane të Zemrës për të paktën 150 minuta aktivite fizike në javë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2702
Recommended Citation
Gucia, Eldonita, "Prevalenca E Faktorëve Të Riskut Për Sëmundjet Kardiovaskulare Tek Të Rinjtë" (2021). Theses and Dissertations. 2191.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2191