Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Kushtrim Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Në këtë hulumtim trajtohet variabli i globalizimit dhe kujdesit shëndetësor tek popullata e Republikës së Kosovës përmes metodologjisë kuantitative, duke shqyrtuar literaturën shkencore dhe verifikimet përshkruese nga pacientët e infektuar me Covid 19 në institucionet publike, gjegjësisht tek repartet që ofrojnë shërbime për kujdesin shëndetësor si atë fizik po ashtu edhe psikik.

Pasi që e dimë se planeti në të cilin jetojmë ndodhet në një pikë kritike dhe që kërkon zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore, prandaj edhe unë si studente në degën e infermierisë dhe si një infermiere e ardhshme, dua që përmes këtij punimi te zgjerojë njohuritë e mia njëkohësisht të ofroj njohje rreth globalizimit dhe efekteve të tij në kujdesin shëndetësor në Kosovë.

Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e veçantë. Në konceptet dhe përkufizimet e sotme, termi globalizim i parë në tërësinë e tij nënkupton zhvillimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet njerëzve, ideve dhe informacionit, aktiviteteve financiare e tregtare, atyre politike e kulturore në shkallë planetare.

Punimi i kësaj teme përmban: 29 faqe, 1 figurë dhe 6 tabela.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2779

Included in

Nursing Commons

Share

COinS