Date of Award
Spring 5-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Integrated Design
First Advisor
Ariana Gjoni
Language
Albanian
Abstract
Ky punim tregon ndërveprimin ndërmjet pëlhurës dhe zbatimit të teknikave të manipulimit të pëlhurës në vendosjen e rrobave në një karakter 3-dimensional, shpjegon rëndësinë dhe aplikimin e saj në modë. Për më tepër për të kuptuar potencialin e pëlhurave ku një stilist duhet të zgjedhë pëlhurën bazuar në cilësinë, përshtatshmërinë dhe tendencat ekzistuese të modës, duke marrë parasysh se çfarë do të funksiononte më së miri për modelin. Nga ana tjetër për të kuptuar rëndësinë e pëlhurave dhe materialeve të cilat mund të manipulohen duke përdorur një gamë të gjerë procesesh, teknikash, mediash të njohura për zbukurimin dhe manipulimin e pëlhurave. Shumë artistë të tekstilit dhe stilist për përdorin teknikat e manipulimit të pëlhurave për të krijuar dizajnë novatore dhe vepra arti të tekstilit, të cilat janë me funksionale dhe dekorative. Po ashtu tregon se arsyeja pse modelimi në kukull konsiderohet si metoda më kreative e manipulimit te një pëlhure për te krijuar një dizajn ose model të caktuar. Ky punim do të tregoj historinë e modelimit në kukull si një formë arti që ndikon në tendencat dhe përdorime bashkëkohore. Ky studim gjithashtu synon të jap një përmbledhje të përgjithshme të shtypjes 3D dhe integrimin e tij në modë i cili ka potencial të pakufishëm për të ushtruar imagjinatën e disenjatorëve dhe për të prodhuar ndonjë produkt më miqësor nga ana ekonomike dhe mjedisore. Ky rast studimi në përgjithësi u përqendrua në rëndësinë e metodave të manipulimit të pëlhurave i cili shërben si një shembull bindës se disenjatorët mund të arrijnë të krijojnë dizajn të pazëvendësueshëm dhe dizajn me karakter mbresëlënës. Disa nga këto metoda janë shumë të vjetra, por artistët dhe stilistët bashkëkohor të rrobave vazhduan t'i përdorin ato dhe t'i përshtatin ato në stile të reja.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2764
Recommended Citation
Hajrullahu, Albina, "MANIPULIMI PELHURËS DHE NDIKIMI TIJ NË DIZAJNIN E MODËS" (2021). Theses and Dissertations. 2620.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2620