Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Rexhep Gjyliqi
Language
Albanian
Abstract
HTA është një problem shëndetsor serioz me ndikme të rëndësishme për individët, familjet, komunitetet, shoqërinë dhe shërbimet shëndetësore. Ajo është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike, që haset në shërbimin shëndetësor parësor. HTA ka prejardhje të panjohur por mund të varioj nga çrregullimet hemodinamike dhe patofiziologjike dhe shkaktarë të tjerë. Trashëgimia është një faktorë që hap rrugët dhe sëmundjet por mekanizmi që e vë në lëvizje ngelet i paqartë. HTA renditet i pari në listën e sëmundjeve kronike pas sëmundjeve kardiovaskulare. Hipertensioni arterial (HTA) mbetet aktualisht sëmundja më e përhapur në popullatën e botës, duke prekur mbi
1.5 bilion njerëz në tërësi. Poashtu HTA është një sëmundje shumë e përhapur në vendin tonë.
Mjekimi anti-hipertensiv redukton ndjeshëm rrezikun kardio-vaskular, por për të arritur këtë qëllim kërkohet një njohje e mirë e epidemiologjisë së HTA, historisë natyrore të saj, mekanizmave fizopatologjikë të hipertensionit arterial esencial, hipertensionit sekondar, të dish të vlerësosh saktë shkallën e dëmtimit të organeve target, rrugët e diagnostikimit të tyre e mjetet që perdoren sot, si edhe më e rëndësishmja, të dish të mjekosh mirë e me efikasitet këtë patologji të rëndë e kaq të shpeshtë.
Përmes këtij punimi janë vlerësuar të dhënat statestikore për hipertensionin arterial, gjatë një periudhe kohore të caktuar, në bashkëpunim me qendrën familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2714
Recommended Citation
Mazreku, Florjana, "KUJDESI INFERMIEROR NDAJ PACIENTËVE ME HIPERTENSION ATERIAL" (2021). Theses and Dissertations. 2202.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2202