Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Bota e gazetarisë është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide. Fjalët prodhojnë dije, produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste në tabela, programe, libra etj.Tempujti i fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara. Në botën e gazetarisë dhe ueb online duhet të mbijetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të përzgjedhësh mes të rëndësishmet dhe më pak të rëndësishmet. Për të seleksionuar mes botës së fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalëve.Aftësia për të lexuar dhe thithur informacionin gjykohet nga efektiviteti i shkrimeve.Ky punim trajton mënyrën dhe stilin e raportimit të mediave online në Kosovë, ku kjo temë e cila përpos që është aktuale dhe me elemente të reja të mënyrës dhe stilit të raportimit,kjo temë do të ofroj dobi dhe relevanc pozitive për degën e Medias. Objektivi i këtij punimi do të orientohet në stilin e të shkruarit dhe në standardet e raportimit që sjell gazetaria online. Punimi mbështetet në elementet e reja dhe në stilin e ri të shkruarit duke marrë për bazë krahasimin në mes të mediave të shkruara dhe atyre online.

Shprehje gazetareske relativisht e re e cila në përmbajtje nuk dallon nga“klasikët”. Përparësia është se me shfrytëzimin e teknikave artikulli bëhet i lloj-llojshëm dhe interesant.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2592

Included in

Communication Commons

Share

COinS