Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Besnik Elshani

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Janë infeksione që mund të prekin çdo pjesë të aparatit urinar: veshkën, ureterin, fshikëzën e urinës, apo uretrën. Shumica e infeksioneve prekin pjesën e poshtme të aparatit urinar d.m.th. fshikëzën dhe uretrën. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me Infeksione të Traktit Urinar në QKMF-Prishtinë, për periudhën Janar – Dhjetor, 2020.

Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e ambulantes në QKFM-Prishtinë me lejen e komitetit etik. Në kuadër të dhënave bëjnë pjesë: mosha, gjinia, vendbanimi, arsimimi dhe skema e trajtimit. Rezultatet janë analizuar përmes programeve kompjuterike si SPSS.

Rezultatet: Në periudhën Janar – Shtator të vitit 2020 në QKMF-Prishtinë janë trajtuar 221 pacient me ITU. Prej 221 pacientëve, 138 i takonin gjinisë femërore apo 62.4% kurse 83 prej tyre i takonin gjinisë mashkullore apo 37.6%. Mosha minimale e pacienteve me ITU të trajtuar në QKMF-Prishtinë, ishte 12 vjeç, kurse ajo maksimalja ishte 86 vjeç. Moshat më të prekura ishin ato mbi 60 vjeç, me gjithsej 66 raste apo 29.9%. Numri më i lartë i pacienteve ishin me vendbanim në qytet, respektivisht në Prishtinë, gjithsej 139 pacient apo 62.9%. Shumica e pacienteve me ITU kishin nivelin e shkollimit të mesëm, respektivisht 107 pacient apo 48.4%. 111 pacient u trajtuan me antibiotik apo 50.2% e pacienteve. Antibiotiku më së shumti i përdorur për trajtimin e infeksioneve të traktit urinar në QKMF – Prishtinë, ishte Ciprofloksacina, gjithsej në 55 raste apo 49.5%.43 pacient kishin marrë kombinimin në mes spazmolitikëve dhe analgjetikëve me përdorimin e çajit Brusnice si terapi shtesë, apo 19.5%.

Përfundim: Mosha mesatare e pacienteve ± DS (Devijimi standard) ishte

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2717

Included in

Nursing Commons

Share

COinS