Date of Award
Winter 1-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Sevdai Morina
Language
Albanian
Abstract
Servituti sot është një e drejtë e cila përdoret gjërësisht në realitetin Kosovar. Servituti është e drejtë sendore në sendin e huaj që është konstatuar se kjo e drejtë nuk e ka konceptin pronësor, por është një shthurje e autorizimeve pronësore, një kufizim i pronësisë. Madje, vet ekzistimi dhe realizimi i servitutit ka domethënien e kufizimit të së drejtës së pronësisë të atij sendi të huaj. Kjo është kështu, sepse titullari i të drejtës së servitutit mund të shfrytëzojë sendin e huaj në mënyrë të caktuar, e që njëkohësisht e kufizon pronarin e atij sendi në ushtrimin e autorizimeve të tij pronësore-juridike: pronari gëzon të drejtën e posedimit dhe disponimit në mënyrë të pakufizuar mbi sendin që e ka në pronësi e që është objekt i të drejtës së servitutit, kurse të drejtën e shfrytëzimit e realizon jo në kundërshtim me ligjin apo të drejtën e ndonjë personi. Për të përcaktuar të gjitha këto punimi në tërësi me detaje do sqarojë jo vetëm konceptin por dhe mënyrën e rregullimit të tij.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2579
Recommended Citation
Marevci, Valesa, "E DREJTA E SERVITUTIT SIPAS LIGJIT PËR PRONËSINË DHE TË DREJTAT E TJERA SENDORE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS" (2021). Theses and Dissertations. 2076.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2076