Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Enver Krasniqi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim shkencor fillon me një hyrje të përgjithshme rreth ekonomive të dy vendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se si është e përbërë ekonomia e dy vendeve.

Pastaj tek kapitulli i dytëështë paraqitur më në detaje e gjithë përbërja e ekonomive të këtyre dy shteteve. Fillimisht fillojmë më ekonominë e Kosovës, në pjesën e parëështë e elaboruar gjendja e bruto produktit ndër vite i paraqitur edhe në përqindje. Gjithashtu janë të paraqitura edhe sektorët më të zhvilluar.

E njëjta vlenë edhe për vendin e dytë apo Shqipërinë. Pastajështë i paraqitur edhe krahasimi mes dy vendeve dhe bashkëpunimi mes tyre qëtashmë është vërtetuar nga burime të ndryshme. Vërtetim qëtashmëështë i qëndrueshëm që të dyja vendet janë në stad të zhvillimit të tyre ekonomik.

Në kapitullin e tretë është i paraqitur problemi i tërë punimit që pason me pyetjën hulumtuese si vijon: Si do të ndikonte në ekonomin e të dyja shteteve, nëse do të rritej bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës?

Pyetje e cila shoqërohet me dy hipoteza. Në kapitullin e radhës është e paraqitur detajisht metodologjia e tërë punimit ku kemi të bëjmë më shumë me të dhëna sekondare ku është e përqendruar tek metodat empirike dhe krahasuese.

Kapitulli i pestë apo e gjithë pesha e punimit ka të bëjë me rezultatet e fituara gjatë hulumtimit, ku më së miri tregojnë shtatëgrafiket e paraqitura dhe gjithashtu me komentim apo shpjegim përkatës.

Nga hipotezat që janë parashtruar i gjithë ky punim shkencor i cili është analizuar në detaje rezulton në përputhje me HO-hipotezën negative. Të dyja shtetet duhet të bashkëpunojnë me vende më të zhvilluara dhe jo ndërmjet vete për të rritur zhvillimin ekonomik.Kapitulli i gjashtë është diskutim rreth rezultateve të fituara dhe shpjegim i gjerë të hipotezës së pranuar. Në fund janë te paraqitura referencat e punimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2795

Included in

Business Commons

Share

COinS