Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

10.33107/ubt-etd.2021.2735

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i kësaj teme është të shihet se sa është e njoftuar popullata për kancerin e lëkures, si dhe të njoftohet për këtë sëmundje për një diagnostikim më të hershëm. Vlerësimi i gjendjes së kancerit bëhet me anamnezë, ekzaminim klinikë dhe me metoda të tjera diagnostike. Nëse është diagnostikuar kanceri i lëkurës bëhen analiza të tjera. Pastaj vazhdohet me vlerësimin e stadit të kancerit. Mjekimi varet nga stadi i sëmundjes dhe lloji i kancerit, mjekimi mbështetet në intervenim kirurgjik, kimioterapi, imunoterapi etj.

Këtu do të trajtojë një çështje me shumë rëndësi e cila është në inters të çdo kujt nga i riu e deri tek moshat e shtyera. Përmbajtja kryesore e kësaj është të njohim faktorët që e shkaktojnë kancerin e lëkurës, shenjat klinike, diagnozën, trajtimin etj.

Kjo çështje ka rëndësi parësore pasi kemi të bëjmë me organin me të madh në trupin e njeriut, dhe sigurisht që edhe dëmi do të jetë i madh, sepse këto dëme shihen.

Kujdes i madh duhet t’u kushtohet pacientëve për të përmirësuar mënyrën e jetesës, për tu ballafaquar me problemet dhe shikimet e vazhdueshme nga të tjerët ndoshta për vetëm një njollë të vetme në fytyrë, por më e rëndësishme trajtimi i dhimbjes dhe problemet psikologjike e shpirtërore.

Informacionet në lidhje me këtë sëmundje kanë qenë të pakta edhe sot jane kështu, por edhe me sa seriozitet e marrim çështje delikate sepse çdo pacient vjen për trajtim vetëm kur ka arritur në stadin e fundit të sëmundjes. Për këtë arsye informacionet duhet të jenë gjithnjë e me të shumta dhe t’i kushtohet kujdes i veçantë vetes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2735

Included in

Nursing Commons

Share

COinS