Date of Award

Winter 1-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Ilir Ahmetgjekaj

Language

Albanian

Abstract

Hyrje: Hipertensioni arterial (HTA) është një problem shëndetësor global. Duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përafërsisht 40% e të rinjve me moshë 25 vjet e më lartë ishin diagnostikuar me hipertension në vitin 2008.

Qëllimi i punimit: Qëllimi i punimit është analizimi i të dhënave statistikore për numrin e pacientëve me hipertension të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga muaji Janar deri në muajin Tetor të vitit 2020.

Metodologjia: Punimi është i llojit retrospektiv. Të dhënat e pacienteve janë marrë nga protokollet e Klinikës Interne në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me lejen e komitetit etik. Në kuadër të dhënave bëjnë pjesë: mosha, gjinia, vendbanimi, ditët e hospitalizimit dhe skema e trajtimit. Rezultatet janë analizuar përmes programeve kompjuterike si SPSS.

Rezultatet: Në periudhën Janar – Tetor të vitit 2020, janë trajtuar gjithsej 169 pacient me hipertension arterial në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Muaji me më së shumti raste ishte muaji Shkurt me gjithsej 35 raste (20.7%), pasuar nga muaji Janar me 31 raste (18.3%). Prej 169 pacienteve të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, 66 prej tyre ishin të gjinisë mashkullore (39.1%), kurse 103 prej tyre ishin të gjinisë femërore (60.9%). Mosha mesatare e personave të trajtuar për hipertension arterial ± DV ishte 65.52 ± 13.58 vjeç. Grup – mosha me më së shumti raste ishte ajo 60+ vjeç me 119 raste apo 70.4%. Shuma totale e ditëve të hospitalizuara është 722 për periudhën Janar – Tetor të vitit 2020. Ditët mesatare të hospitalizimit ± DS janë 4.27 ± 2.63 ditë. Shumica e pacienteve të hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit janë trajtuar me kombinimin në mes Diuretikëve + ACE-Inhibitorëve, respektivisht 67 raste (39.6%).

Përfundim: Si përfundim Hipertensioni arterial përbënë një sfidë për stafin e kujdesit shëndetësor, për buxhetin e shtetit dhe për atë familjar. Ne gjatë hulumtimit tonë nuk arritëm të gjejmë dallime në mes gjinive dhe grup – moshave në raport me ditët e hospitalizimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2711

Included in

Nursing Commons

Share

COinS