Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Musa Sabedini
Language
Albanian
Abstract
Shoqëria moderne është duke u zhvilluar në rrjetet sociale dhe pajisjet teknologjike si arena më e madhe e shkëmbimit të përvojave, mendimit, kërkimit, informimit, daljes në sipërfaqe, promovimit të vetëvetës dhe përballjes me tjetrin. Lajmi është themeli i gjitha formave të shprehjes në gazetari. Definicioni më i pranuar: Diçka e re, e pazakonshme, interesante, që njerëzit (publiku) nuk e ka ditur më parë. Por jo gjithçka e re mund të jetë lajm, pavarësisht nga risia, lajmi duhet të përmbaj edhe komponentet e interesit të gjerë. (Tekst i shkëputur nga lënda “Teknikat e Raportimit”, ligjërata IV-slide 3, Musa Sabedini).
Ky punim diplome do të trajtoj disa tema, tema të cilat kanë të bëjnë me rëndësinë e udhëzuesit për vetërregullimin e portaleve, mungesën e etikës dhe standardeve të saja, sfidat e etikës e median online, parimet e vetërregullimit.
Përmes kësaj teme dhe përmes dokumentave, anketave, bisedave me pronar e themelues të portaleve do të tregoj rolin e madh që ka luajtur vetërregullimi i portaleve si instrument ndikues në vetëdijesimin e portaleve. Do të marrë opinione, intervista, deklarata nga themelues të disa portaleve të cilët me argumentet e tyre mund të flasin dhe tregojnë përvojën e medias online në Kosovë.
Do të hulumtojë dhe verifikojë dokumentet nisëse të vetërregullimit të portaleve, do të shfletojë dhe hulumtojë dokumentet arkivore të OSBE-së e cila është marrë shumë me vetërregullimin e portaleve dhe më vonë edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. Për këtë punim janë të rëndësishme edhe anketat të cilat me një pyetësor profesional mund të nxjerrin problemet dhe sfidat me të cilat edhe tani aktualisht ballafaqohen portalet kosovare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2593
Recommended Citation
Gashi, Kaltrina, "VETËRREGULLIMI I PORTALEVE NË KOSOVË" (2021). Theses and Dissertations. 2098.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2098