Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e informacionit luan një rol të rendësishëm për zhvillimin e kartelave të mençura. Kartelat e mençura kanë ndryshuar formën e ofrimit të shërbimeve dhe mallrave, përmes identifikimit dhe verifikimit të klientëve në mënyrë automatike, duke sjellë përfitime të konsiderueshme për klientët rreth efikasitetit dhe me kosto më të ulët për kryerjen e një shërbimi, po ashtu duke rritur trendin e shit-blerjeve online. Pra kartelat e mençura ofrojnë përfitime për klientët, ato j’u japin të drejten e privatësisë dhe besim në shërbimet e organizatave tregtare dhe institucioneve shtetërore. Po ashtu ofrojnë lehtësi si për përdoruesit dhe organizatat siç janë: qasja dhe kontrolli.

Kartelat e mençura janë pajisje të sigurta që përdoren në disa aplikacione, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me sigurinë që përfshijnë hyrjen në bazën e të dhënave të sistemit, qoftë online apo offline.

Një prej zhvillimeve më të mëdha që kanë prekur mënyrën e pagesave online viteve të fundit, është zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme, të cilat mundësojnë që pagesat për shitjen apo blerjen e produkteve të ndryshme të kryhen online me anë të kartelave bankare. Blerjet online të japin më shumë mundësi për gjetjen e çmimeve më të lira, krahasimin e produkteve për nga karakteristikat e tyre, zgjedhje të shumta si dhe shpenzime më të ulëta dhe kursim të kohës për të kërkuar produktet e dëshiruara.

Në këtë punim më shumë theks i kushtohet disa karakteristikave kryesore të kartelave të mençura si: struktura, funksionimi, siguria, menaxhimi i kujtesës etj, pasi besohet se janë në qendër të shumë aplikacioneve të kartelave të mençura. Për më tepër, punimi adreson disa aspekte në mënyrë që të identifikojë konceptet thelbësore që janë në interes për zhvilluesit dhe hulumtuesit e kartelave të mençura dhe gjetjen e mënyrës së implementimit të kësaj teknologjie. Kartelat e mençura janë një nga arritjet më të mëdha në botën e teknologjisë së informacionit.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët kanë informacione të mjaftueshme dhe besim tek blerjet apo kryerja e pagesave përmes kartelave bankare. Sfidë për këtë mbetet siguria, integriteti i informacioneve gjatë kryerjes së këtyre pagesave.

Në këtë temë do të mundohem të shtjelloj dhe analizoj sa më në detaje si funksionon një kartelë e mençur, sa është e sigurt, numri i kartelave bankare në Kosovë, si dhe sa përdoren në vendin kartelat bankare për kryerjen e shërbimeve.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2896

Share

COinS