Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Fadil Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Diabeti mellitus (DM) është një çrregullim i madh metabolik i cili po rritet me shpejtësi jashtë proporcionit si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, veçanërisht DMT2, i cili shoqërohet me zakone moderne të jetesës si aktiviteti i reduktuar fizik, dieta, mbipesha dhe faktorët gjenetikë. Nëse nuk trajtohet, DM mund të çojë në një numër sëmundjesh dhe ndërlikimesh afatgjata që çojnë më pas në vdekje. Komplikimet kronike të DM shkaktohen kryesisht nga dëmtimi qelizor, molekular, poashtu dëmtimi i funksionit nervor dhe vaskular.

Qëllimi i këtij punimi është edukimi shëndetësor rreth sëmundjes së diabetit dhe kujdesi infermieror në parandalimin e komplikimeve që sjell diabeti.

Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës dhe studimit të rastit, krahas kësaj kemi paraqitur edhe informacione mbi sëmundjen e diabetit dhe komplikimet që sjell kjo sëmundje, me fokus të veqantë shputën diabetike. Studimi i rastit është realizuar në qendrën diabetike të shërbimit primar shëndetësor në Prizren – QMF 1. Në periudhën 06/09/2020 deri më 24/12/2020.

Duke pasur për synim ngritjen profesionale, na del në pah aftësia profesionale e infermierëve që të ballafaqohen me disa probleme specifike si: bashkëpunimi i personelit, përkrahja e pacientit, edukimi i pacientit, kujdesi për higjienën, ushqimi, aktivitetet fizike, veshmbathja.

Si përfundim infermierët që punojnë në qendrat diabetike, përballen me shumë pengesa që i sfidojnë të ofrojnë kujdes më të mirë të shputës dhe të parandalojnë ulçerat e shputës diabetike. Çështjet etike në këtë studim kanë për qëllim ofrimin e mënyrave të kujdesit dhe të udhëzoj veprimet se çfarë është e mirë, çfarë është e drejtë dhe gjithmonë çështjet përcillen me problemet e natyrës morale dhe etike të infermierëve.

Për parandalimin dhe menagjimin e komplikimeve të diabetit rekomandohen: aktivitetet fizike, veshjet të jenë nga pambuku dhe këpucët prej lëkure, inspektim i përditshëm i shputave, mos të mbathen këpucë të ngushta, të bëhet prerja e drejtë e thonjëve, të përfshihen në programe dhe politika shëndetësore grupet e rrezikuara të popullatës si dhe ata që janë të prekur ose vulnerabil ndaj diabetit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2753

Included in

Nursing Commons

Share

COinS