Date of Award

Winter 2-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Pranvera Ibrahimi

Language

Albanian

Abstract

Numri i të diagnostifikuarve me diabet është çdo ditë në rritje e sipër. Kjo sëmundje prek të gjitha moshat nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara. Sëmundja e diabetit duke filluar nga diagnostifikimi, trajtimi e deri te menaxhimi i sëmundjes kërkon një kujdes të shtuar si nga stafi shëndetësor ashtu edhe nga pacienti. Kujdesi infermieror përbën një rol kyç në menaxhimin e sëmundjes së diabetit dhe edukimin e pacientit lidhur me të. Qëllimi i këtij punimi është të bëhet hulumtimi i nivelit të kujdesit infermieror të dhënë te pacientët diabetikë ambulantor insulino-vartës, ndërsa subjekti i këtij punimi ishin pacientët me diabet që marrin insulinë në kuadër të QKMF-së në Klinë, ku me anë të një pyetësori është bërë marrja e të dhënave të pacientëve, niveli i njohurisë së pacientëve mbi menaxhimin e sëmundjes dhe edukimi i dhënë mbi sëmundjen e diabetit nga stafi infermieror.

Në pyetësor u përfshinë gjithsej 38 pacientë diabetikë. Sipas vendbanimit të anketuar janë 10 pacientë (26.31%) të vendbanimit urban dhe 28 pacientë (73.68%) të vendbanimit rural. Mosha mesatare e të prekurve është 64.71 vjeç. Hulumtimi është bërë gjatë muajit shtator 2020 dhe marrja e të dhënave të pacientit është bërë gjatë kohës së ardhjes së pacientëve në QKMF në Klinë për marrjen e dozave të insulinës të parapara për përdorim për një muaj. Nga gjithsej 38 pacientë 13 pacientë kanë tipin 1 të diabetit dhe 25 tipin 2. Në QKMF në Klinë pacientët diabetikë përveç kontrollave te mjeku dhe marrjes së kujdesit infermieror në lidhje me dhënien e terapisë apo shërbimeve të tjera ambulantore nuk kanë mbajtur asnjëherë ligjërata vetëdijësuese dhe edukuese mbi njohjen më të detajuar të sëmundjes, menaxhimin e sëmundjes dhe mënyrat që kontribuojnë në nivelin e jetesës më të lehtë me sëmundjen e diabetit dhe ballafaqimin me pasojat e saj.

Si përfundim është arritur se pacientët nuk kanë marrë asnjëherë edukim infermieror dhe ligjërata informuese mbi sëmundjen e diabetit, dhe kjo shihet si një nevojë e pashmangshme e cila duhet të aplikohet patjetër në të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2748

Included in

Nursing Commons

Share

COinS