Date of Award

Spring 3-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Linda Carkaxhiu

Language

Albanian

Abstract

Infeksionet e traktit urinar janë nga infeksionet më të zakonshme që prekin njerëzit. Infeksionet e pakomplikuara ndodhin më së shpeshti në gratë ndryshe të shëndetshme kur bakteret uropatogjene, zakonisht Escherichia coli, ngjiten nga perineumi në fshikëz dhe kapërcejnë imunitetin e lindur të strehuesit. Infeksionet e komplikuara ndodhin tek pacientët me anomali anatomike ose funksionale të traktit urinar. Diagnoza vendoset në bazë të simptomave dhe saktësia diagnostike përmirësohet me anë të analizës së urinës. Kultura e urinës është e rëndësishme me infeksion të rëndë, të përsëritur ose të komplikuar dhe kur diagnoza është e paqartë, për shembull tek fëmijët dhe të moshuarit. Shumica e grave me simptoma që zgjidhen shpejtë nuk kërkojnë hetime të mëtejshme, por tek fëmijët, burrat dhe pacientët me infeksion të përsëritur ose të rëndë, imazheria e traktit renal, testimi funksional dhe cistoskopia duhet të konsiderohen për të përjashtuar një anomali themelore. Trajtimi empirik me antibiotikë i filluar në bazë të simptomave dhe i drejtuar nga analiza e urinës është i përshtatshëm për cistit të pakomplikuar, por duhet të ndryshohet bazuar në rezultatet e kulturës për infeksione më të rënda. Trajtimi me antibiotikë tre ditësh zakonisht është i mjaftueshëm për cistit të pakomplikuar tek gratë. Antibiotikët afatgjatë ose post-koital janë trajtime efektive për pacientët me infeksion të përsëritur te të cilët strategjitë jo-antibiotike kanë dështuar.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2709

Included in

Nursing Commons

Share

COinS