Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Besnik Elshani
Language
Albanian
Abstract
Trupi i njeriut që nga lindja e deri në vdekje, është i ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme apo dëmtimeve fizike, të cilat shkaktohen nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Infermieria si degë e mjekësisë, ka për qëllim që të kujdeset për shëndetin e çdo personi i cili është prekur nga ndonjë sëmundje apo ka pësuar dëmtime të ndryshme fizike. Bazë e trajtimit në këtë punim janë traumat e shtyllës kurrizore, do të fokusohemi vetëm në këtë pjesë, e cila është mjaft komplekse për studim në shkencën e mjekësisë. Traumat e shtyllës kurrizore janë shumë të rëndësishme sepse shkaktojnë ndryshime të përhershme në forcë, ndjesi dhe funksione tjera të trupit të njeriut. Qëllimet shkencore nënvizojnë se përparimet në hulumtimin për palcën kurrizore një ditë do të bëjnë të mundur riparimin e dëmtimeve të palcës kurrizore, përfshirë identifikimin, shërimin e sëmundjeve dhe aftësimin e njerëzve për tiparet e traumave të palcës kurrizore si dhe mundësitë e infermierëve që të kujdesen për këtë problem. Megjithatë, etikisht hulumtimi shtron pyetje serioze në lidhje me identifikimin e traumave kurrizore dhe kujdesin infermieror. Për të trajtuar të dyja mundësitë mjekësore dhe dilemat etike të paraqitura nga hulumtimi, duhet të shtjellohen të gjitha mundësitë për trajtimin dhe rehabilitimin që shumë pacientë me dëmtime dhe trauma në palcën kurrizore të vazhdojnë të jenë produktiv dhe të pavarur.
Studimi i bërë ka për qëllim të analizojë anatominë e shtyllës kurrizore, faktorët më të shpeshtë që qojnë deri tek lëndimet e shtyllës kurrizore, edukimin e pacientëve si dhe kujdesin infermieror.
Si përfundim, mund të themi se qëllimi i infermierëve duhet të jetë imobilizimi dhe trajtimi i lëndimeve të shtyllës kurrizore tek pacientët, parandalimin e komplikimeve të ndryshme, si dhe edukimi dhe rehabilitimi i pacientëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2723
Recommended Citation
Rexhepi, Lendita, "TRAUMAT E SHTYLLËS KURRIZORE DHE KUJDESI INFERMIEROR" (2021). Theses and Dissertations. 2219.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2219