Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Valdete Serreqi
Language
Albanian
Abstract
Jeta e njerëzve përcillet me ndryshime të shumëta në aspektin psiko-fizik, gjatë përballjes me sfida të ndryshme. Secila sfidë varësisht prej personalitetit të personit mund të sjellë çrregullime në organizëm. Sot në botë llogaritet që çdo i treti person është i sëmurë me diabet.
Përkufizimi i problemi dhe trajtimit të kësaj teme është në fukus të analizimit të thellë se si ndikon ankthi dhe depresioni tek personat që vuajnë nga diabeti. Sa ndikojnë këto do fenomene në shëndetin e personave me diabet dhe si duhet të përballen për ta tejkaluar atë?
Metoda e mbledhjes së të dhënave në këtë hulumtim ështё përmes metodës sasiore (kuantitative). Bazuar në qëllimin dhe objektivat e hulumtimit, si instrumeti kërkomor që kemi përdorur për të analizuar këtë hulumtim është pyetësori i Zungut i cili ka grumbulluar të dhëna rreth ankthit, depresionit për personat diabetik.
Hulumtimi i kësaj teme është i një rëndësie të veçantë pasi që ka pak punime dhe hulumtime në këtë fushë. Nga 58 persona kemi 22 persona të gjinisë femrore me depresion të butë dhe 17 meshkuj. Me depresion të moderuar kemi 7 femra dhe 6 meshkuj. Ndërsa me depresion të rëndë 2 femra dhe 4 meshkuj.Ankthi dhe depresioni si dy fenomene kanë korrelacion të ngushtë me personat diabetik ku mund të shkaktojë që një person të ndihet i frikësuar dhe i shqetësuar për shumë gjëra, duke përfshirë rreziqet e hipoglikemisë dhe hiperglikemisë, si dhe zhvillimin e ndërlikimeve. Çrregullime të tilla qojnë deri te ankthi. Sipas një studimi raporton se rreth 14% e njerëzve me diabet kanë çrregullim ankthi dhe rreth 40% e njerëzve kanë disa simptoma ankthi.Gjetjet e këtij hulumtimi vënë në pah se cilësia e jetës së pacientëve me diabet është e pa kënaqshme, duke përfshire në këtë kontekst përveç aspektit psikologjik ( ndjenjë e mërzisë, rutinës, jetë pasive seksuale, frikën , ankthin) po ashtu pacientët shfaqen pakënaqësi edhe ne sferën socio- ekonomike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2720
Recommended Citation
Qazimi, Krenare, "DEPRESIONI TE PERSONAT QË VUAJNË NGA DIABETI" (2021). Theses and Dissertations. 2222.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2222