Date of Award
Winter 2-2021
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Agim Krasniqi
Language
Albanian
Abstract
Diabeti melitus është sëmundje metabolike që shkaktohet për shkak të mungesës relative apo absolute të insulinës në pankreas. Është sëmundje kronike e përhapur në tërë botën. Glukoza është lëndë djegëse energjetike për të cilën ka nevojë çdo qelizë e trupit, si e tillë është me rëndësi të veçantë të depërtojë pa problem përmes membranës qelizore. Te D.M kjo gjë nuk ndodhë. Nëse nuk merren menjëherë hapat e nevojshëm, fillojnë dhe shfaqen ndërlikimet e para të diabetit, si dëmtime të enëve të gjakut dhe sistemit nervor. Diabeti Mellitus është një sindrom metabolik me etiologji të shumëfishtë që karakterizohet nga hiperglicemia kronike, e shoqëruar nga çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave, që vijnë si rezultat i difektit në sekretimin, ose veprimin e insulinës, ose si një kombinim i të dy faktorëve bashkë dhe që shoqërohet me komplikacione specifike mikrovaskulare, komplikacione makrovaskulare si pasojë e aterosklerozës së përshpejtuar dhe me ndërlikime të ndryshme të tjera, duke përfshirë neuropatinë, shtatzaninë me komplikacione dhe një mundësi të rritur për infeksione. Fjala diabet “diabaino” rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë “të kalosh nëpërmjet”, mbiemri mellitus do të thotë “i sheqerosur, i ëmbël”. Diabeti Mellitus tip 2 është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve premature, veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare (SKV), verbimi, amputacionet dhe insuficienca renale. Në disa raste, klinikisht ai është pjesë përbërëse e Sindromit Metabolik, një grupi faktorësh madhorë risku për SKV, dikur i njohur me emrin rezistencë insulinike, sindromi X apo Kuarteti Vdekjeprurës. Dieta dhe ushtrimet fizike nuk janë të mjaftueshme, mjekimi do të bëhet me hipoglicemizzanti nga goja që ndihmojnë në zvogëlimin e përqëndrimit të glukozës në gjak nëpërmjet mekanizmave të ndryshëm: disa ngadalësojnë thithjen e karboidrateve nga organizmi (ngadalësojnë alfa glukozoidzën), të tjerë ndihmojnë
pankreasin që të prodhojë insulinën (sulfonilure e glinidi) dhe disa të tjerë zvogëlojnë rezistenzën e insulinës nga qelizat (biguanidi).
DOI
10.33107/ubt-etd.2021.2815
Recommended Citation
Qeriqi, Xhyle, "“Menaxhimi i diabetit tip 2 te personat mbi moshen 65 vjecare”" (2021). Theses and Dissertations. 2579.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2579