Date of Award

Spring 6-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim shtjellohet lidhja e Arduinove në seri. Ato lidhen nëpërmjet portit serik, ku edhe mund të bëhet transferimi i të dhënave prej Arduinos amë tek Arduinot tjetra. Qëllimi kryesor i lidhjes së tyre është rritja e kapacitetit memorues dhe numrit të pinave. Për këtë hulumtim janë përdorur tri Arduino të cilat na janë ofruar në dispozicion nga ana e Kolegjit UBT. Ato janë programuar në gjuhën programuese C++ dhe janë përdorur për ta realizuar punimin në fjalë. Hulumtimi dhe shtjellimi i literaturës së huaj dhe të gjuhës shqipe ishin bazamenti i këtij punimi. Gjithashtu janë përdorur libra të ndryshme dhe punime shkencore, për ta bërë sa më të qartë problemin dhe shpjegimin e pjesës harduerike dhe softuerike, ku janë përdorur këto metodologji studimi: hulumtimi i literaturës, shfletimi i internetit dhe metodologjia eksperimentale. Rol të veçantë ka luajtur shfletimi i internetit, përmes të cilit është bërë i mundur sqarimi i pjesës softuerike dhe është mundësuar shkarkimi i softuerit. Po ashtu është e mundur të bëhet lidhja e më shumë se tri Arduinove, por duhet patur kujdes me lidhjën e saktë dhe komunikimin e tyre.

DOI

10.33107/ubt-etd.2020.2884

Share

COinS